Ligjet parashikojnë qartë
se kush janë përgjegjësit për ruajtjen e monumenteve
se kush janë përgjegjësit për ruajtjen e monumenteve
– Kisha Orthodhokse ka restauruar plotësisht 65 nga 165 objekte
që mbajnë statusin monument kulture të trashëgimisë sonë kulturore-
– Z. Apollon Baçe ka kërkuar që Kisha Orthodhokse të marrë në mbrojtje kishat në jug të vendit, duke i mbrojtur kështu, edhe nga vjedhjet. Cili është reagimi juaj?
Në marrëveshjen e vitit 2009: NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPU- BLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KISHËS OR- THODHOKSE AUTOQEFALE TË SHQIPË- RISË “PËR RREGULLIMIN E MARRËDHË- NIEVE TË NDËRSJELLA” thuhet: Objektet e kultit që kanë statusin e monumentit të kulturës t’i kthehen në pronësi Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe do të mbrohen e trajtohen nga ligji për trashëgiminë kulturore.
Duke bërë një përmbledhje të përafërt të numrit të këtyre monumenteve, kemi 165 kisha monumente kulture të periudhës bizantine dhe pasbizantine (pa futur këtu bazilikat rrënojë të periudhës paleokristiane), te cilat sipas detyrimit ligjor duhet t’i kthehen Kishës sonë, por për të cilat shteti vazhdon të ruajë detyrimin për t’i mbrojtur dhe restauruar.
Pra, nuk është i pranueshëm një kthim selektiv dhe as nuk mund të imagjinohet, siç të krijohet përshtypja nga intervista e z. Baçe, se shteti nuk ka më detyrime për ruajtjen e tyre. Legjislacioni është i qartë. Ligjet si ai penal, edhe ai i trashëgimisë kulturore, parashikojnë se kush janë përgjegjësit për ruajtjen e atyre monumenteve. Nuk mendojmë se është e ne- vojshme të përmendim këtu fraza të tëra të ligjeve në fuqi, por e rëndësishme që njerëzit dhe strukturat përkatëse duhet t’i njohin mirë këto ligje, që më pas t’i zbatojnë ato ashtu siç janë parashikuar. Monumentet ligjërisht duhet të mbrohen nga shteti dhe shteti është ai që duhet të përgatisë strukturat përkatëse dhe sistemin mbrojtës të tyre.
Përveç kthimit të të gjitha kishave të rrëmbyera
dhunshëm nga monizmi, Komuniteti Orthodhoks i Shqipërisë kërkon edhe kthimin e gjithçkaje tjetër të grabitur: ikonave, arkivave, librave e enë- ve të shenjta, trojeve të vendeve të shenjta etj.
Pra, nuk është vetëm një çështje godinash. Sa për afirmimin e z. Baçe, se Kisha duhet t’u ngjitet maleve për të ruajtur e riparuar kishat monument dhe nuk ka pse te ngrejë kisha të reja (aty ku sot ndodhen shumica dërrmuese e besimtarëve), nuk ia vlen të ndalesh, se nga sa duket ka të bëjë me paragjykimet personale të artikullshkruesit dhe jo me postin e tij.
– Si është gjendja e këtyre kishave dhe si kujdeset për to Kisha Orthodhokse?
Është gjithashtu e çuditshme që këto thënie da- lin nga njerëz të cilët e njohin shumë mirë kon- tributin e Kishës Orthodhokse në këta 20 vjet në fushën e monumenteve të kulturës.
Pikërisht në Voskopjojë Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë po restauron aktualisht kishën e manastirit të Shën Prodhromit, e cila është monument kulture e kategorisë së parë, pa
harruar faktin që në vitet ’98 -’99 Kisha Ortho- dhokse në bashkëpunim me degën e monumente- ve në Korçë ka investuar një vlerë të madhe për restaurimin e kishës së Fjetjes së Shën Marisë, kishës së Shën Kollit dhe kishës së Taksiarkëve.
Si qytetarë, si besimtarë, por dhe si shtet da- shamirës të trashëgimisë sonë kulturore duhet të falënderojmë Kishën dhe veçanërisht Kryepi- skopin Anastas, të cilët në këtë periudhë të errët të monumenteve shqiptare kanë restauruar plotësisht më shumë se 65 nga 165 objekte që mbajnë statusin monument kulture të trashë- gimisë sonë kulturore. Duke filluar gradualisht që në fillim të viteve 90-të, restaurimi i tyre nga Kisha Orthodhokse është bërë në mënyrën më profesionale të mundur, duke ndjekur në mënyrë të pashembullt detyrimet që kanë ndaj ligjit të trashëgimisë kulturore.
Kujtojmë këtu se Kisha ka restauruar plotë- sisht dhe në përputhje me të gjitha ligjet e shtetit perla të trashëgimisë sonë kombëtare si mana- stiret e Zvërnecit, Ardenicës, Shën Joan Vladi- mirit, Shën Kozmait, Kakomesë, Shën Jorgjit (vijon në faqen 10)
Ligjet parashikojnë qartë
se kush janë përgjegjësit për ruajtjen e monumenteve
(vijon nga faqja 9)
apo kisha me vlera tepër të veçanta e të rreziku-
ara të shkatërroheshin si ajo e Leusës, Vllahogo-
ranxisë, Zervatit, Libofshës, Shën e Premtes etj.
Gjithashtu, janë edhe 160 kisha të rrënuara, që nuk kanë qenë futur në listën e monumenteve të kulturës, të cilat janë riparuar apo ringritur.
Përse ky kontribut i Kishës nuk përmendet pothuajse fare, dhe kujt i vjen keq për këtë? Pse Kisha Orthodhokse nuk falënderohet për 8 milionë eurot e investuara në restaurimet e monumenteve të kulturës, të cilat vetë shteti shqiptar i ka për detyrë t’i ruajë e t’i restaurojë? Pa përmendur këtu që Kisha Orthodhokse në këto 8 milionë euro të investuara në monumentet e kulturës i ka paguar shtetit të gjitha tatimet. Në momentin që shteti ynë, nuk ka mundësi të ndërhyjë fuqishëm në monumentet e kulturës së kësaj kategorie, pse nuk e lehtëson Kishën Orthodhokse nga barra e taksave që rëndojnë investimet në monumentet shqiptare të kulturës, për të përmirësuar mirëmbajtjen e tyre?
Është dhe ana tjetër e medaljes: Ka monu- mente që vazhdojnë të përdoren ende nga orga- net shtetërore. Apo dëgjon që një drejtor lokal i monumenteve të kulturës kërkon të marrë në zotërim një manastir dhe ta menaxhojë atë për
të përfituar nga turistët. Këto situata, pavarë- sisht se nuk janë shumë të përsëritura, na bëjnë të mendojmë sikur disa njerëzve i ka mbetur koha në vitin 1967 dhe duan të rishtetëzojnë kishat, por tani për të përfituar ata vetë ekonomikisht.
Pra, do thoshim, se para se të hidheshin shashka të tilla për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale, duhet falënderuar Kisha Ortho-
dhokse për gjithë këtë kontribut dhe të zbatohen ligjet ekzistuese, të cilat obligojnë si në njohjen e pronësisë së Kishës, por edhe shprehen për detyrimet e shtetit në ruajtjen e vlerave të kultu- rës kombëtare.
Thoma Dhima
(Botuar në Gazeta Shqiptare)