Në fillim të muajit dhjetor, Zyra e Lidhjes së Grave Orthodhokse të Tiranës hartoi një program pune të veçantë për periudhën e Krishtli- ndjes. Ky program përfshiu shpër- ndarjen e ndihmave për 500 persona në nevojë si të sëmurë, invalidë me aftësi të kufizuara, të moshuar të vetmuar, të pastrehë, jetimë etj. Ndihmat ishin në ushqime, vesh- mbathje dhe ndihmë monetare.
Aktivitete të rëndësishme ishin vizitat e përbashkëta që bënë gratë me grupin e të rinjve orthodhoksë dhe studentë të Akademisë Theo- logjike.
Në datën 22 dhjetor disa gra të Lidhjes Orthodhokse dhe 20 të rinj vizituan të moshuarit e dy qendrave të motrave të Nënë Terezës, ku janë strehuar 80 burra e gra të moshuar dhe pa përkrahje. Të rinjtë këndu-
an këngë e tropare të gëzuara dhe nënat e moshuara i shoqëronin. Në fund u shpërndanë pakot me dhura- ta. Një prift gjithashtu kungoi të mo- shuarit orthodhoksë, dy ditë para festës.
Në datën 28 dhjetor u zhvillua aktivitet në Burgun 325 në Tiranë dhe u vizituan 150 persona të dënu- ar në repartin e burrave dhe të grave. Në fillim transmetuam mesazhin e urimit të Kryepiskopit Anastas dhe
pas një bisede të ngrohtë u shpër- ndanë dhuratat simbolike të festës.
Gjatë muajve dhjetor-janar ka vazhduar rregullisht dy herë në javë edhe dreka “Tryeza e Dashurisë”, ku hanë ushqim rreth 70 persona. Me rastin e Krishtlindjes u gatua një drekë e veçantë, dhuratë nga famil- je të huajsh që kanë kontribuuar në Kishën tonë.
Kontributi financiar për realizi- min e këtyre veprimtarive sociale ësh- të siguruar në masën 70% nga Fort- lumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas dhe 30% nga komuniteti besimtar.
Falënderojmë përzemërsisht të gjithë personat që dhanë ndihmesën e tyre në forma të ndryshme për realizimin e këtij programi dhe u bë- në pjesë e përhapjes së dashurisë së Krishtit tek të vobektët.
Rajmonda Shqevi