EmailFacebookKontakt

“Po lindet Krishti” – Koncert i Korit Bizantin “Shën Joan Kukuzeli” të Kishës

“Po lindet Krishti”

Koncert i Korit Bizantin “Shën Joan Kukuzeli” të Kishës

Kori bizantin “Shën Joan Kukuzeli” i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me be- kimin dhe përkujdesjen e veçan- të të Fortlumturisë së Tij, Kryepi- skopit Anastas, më 20 dhjetor, në Kishën Katedrale “Ungjillëzimi i Hyjlindëses” interpretoi himne e psalme për Krishtlindjet, në Tira- në. “Po lindet Krishti”, titullohej koncerti me muzikën e bukur bizantine, muzikën e engjëjve, muzikën e Shën Joan Kukuzelit dhe Krisanthit, ish-Kryepiskopit të Durrësit, muzikën e qytetëri- mit të krishterë, muzikën që ba- shkon tokësoret me qielloret, muzikën që u kultivua pikërisht në Kishë.

Qindra besimtarë, nxënës e studentë të ardhur nga disa qy- tete të Shqipërisë, morën pjesë në këtë eveniment të shumëpritur. Repertori përfshinte 8 pjesë mu- zikore, të krijuara nga kompo- zitorë të periudhës bizantine, pasbizantine dhe deri tek ata të shek. XX, të cilat u paraqitën para besimtarëve për gati 60 minuta. Veçantia e këtyre pjesëve muzi- kore konsistonte në faktin se pjesëtjanë sjellë për herë të parë

në gjuhën shqipe dhe u interpretuan brenda stilit autentik të artit psaltik të Bizantit. Nën drejtimin profesional të z. Theo- dhor Peci, koncerti u paraqit me dinjitet dhe la shije pozitive te publiku i pranishëm, i cili pa me kërshëri të ardhmen premtuese të kësaj muzike dhe kutlivuesve të saj në vendin tonë. Koncerti tregoi vazhdimësinë e një pune serioze në përputhje me normat dhe studimet shkencore muziko-

dhe studimet shkencore muziko- Isidor Koti

logjike bizantine si dhe shqipë- rimin, plotësimin dhe evidenti- min e pasurisë së muzikës kishtare bizantine në gjuhën e bukur shqipe.

Kori u themelua nga arkima- ndrit Justin Anthimiadhi dhe aktivitetet e tij nuk janë përqe- ndruar vetëm në realizimin e shërbesave fetare, por dhe në koncerte e shfaqje në gjithë Shqipërinë. Sipas organizatorëve të koncertit, ky kor ka arritur të

bëjë të mundur dhe incizimin e shtatë kasetave dhe CD-ve me himne dhe shërbesa të ndryshme fetare.

Në fund të koncertit, përshë- ndeti edhe Kryepsikopi Anastas, i cili shfaqi entuziazmin e tij për punën e shkëlqyer të korit bizantin, duke premtuar se së shpejti, në projektet e Kishës është kriji- mi i një shkolle të veçantë për mësimin e muzikës bizantine.