“Duke përballuar shumë sprova dhe beteja në
fillim të shekullit të kaluar, prifti i ri Theofan Stilian
Noli, që më pas u bë një hierark me talente dhe dhura-
ta të shumëllojshme, ofroi lidershipin e nevojshëm e
të përshtatshëm për të krijuar enorinë e parë shqipta
re në Amerikë. Kjo enori e Bostonit u bë shtysë për
një arkidioqezë të gjerë.
Episkopi Theofan, nuk e kufizoi kontributin e tij
të jashtëzakonshëm për Orthodhoksët e Amerikës,
krijimtaria e tij, aftësitë intelektuale dhe të gjithanshme
ndikuan fuqishëm shqiptarët Orthodhoksë në atdhe-
un e tij. Ai ishte personalitet që jetonte me shqetë-
simet e kohës, shumë i ndjeshëm për problemet
botërore, për drejtësi shoqërore, me interes të madh
për njerëzit në nevojë; një person dinamik, me hori-
zont të gjerë, ide krijuese dhe nisma të guximshme
për përparimin e popullit.”
Nga përshëndetja
e Kryepiskopit Anastas
në 100-vjetorin e krijimit të Kishës
Orthodhokse Shqiptare në Amerikë