50 vjet më parë u mbyll
Kisha Katedrale Orthodhokse në Shkodër
Duke shfletuar këtë fund viti dokumentet e shumta arkivore (të AQSH) për Shkodrën, na tërhoqi vëmendjen dhe veçuam si më të spika- turat për aktualitetin e sotëm, 3 prej tyre, të peri- udhës 11 prill 1960 deri më 11 prill 1967, që janë:
Studimi i daktilografuar prej 16 fletësh, i përgatitur nga hulumtimet prej Lluka H. Karafili, që mban datën 11 prill 1960, me temë: “Shënime historike mbi Komunitetin Orthodhoks të Shko- drës – Përmbledhur me kujdes nga shkrimtarët e moçëm dhe të rinj”. Ky studim u krye sipas kërkesës së bërë nga Episkopi, Hirësia e Tij, Imzot Irine Banushi, prandaj dhe dedikimi nga autori është për të.
Vendimi nr.169, dt. 29.12.1961, i lëshuar nga Komiteti Ekzekutiv i K.P. të Qytetit Shkodër, të firmosur nga Muharrem Kastrati – sekretar dhe Luigj Shala – kryetar, për mbylljen dhe shpronësimin e një kishe orthodhokse në qytetin e Shkodrës.
Dekreti nr. 4263, i dt. 11 prill 1967, me 3 nene për:…, si edhe shtetëzimin e pasurisë së paluajtshme të komuniteteve fetare. I Presidiu- mit të Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë, të firmosur nga Bilbil Klosi – sekretar dhe Haxhi Lleshi – kryetar, të bazuar në gazetën zyrtare, në maj 1967, në faqet 67 e 68 të saj.
Nga dokumentet e mësipërme, fjala është për ish-Kishën katedrale orthodhokse “Aleksa- ndër Nevski”, të lagjes “Gjuhadol” – Shkodër, sot është ish “Shtëpia e Ushtarakëve” – me nr.380, inventari sipas Ministrisë së Mbrojtjes, e publi- kuar ndërmjet 1500 objekteve të listuara dhe të shpallura për privatizim-shitje, në organet e shty- pit dhe të medias në datat 13 e 14 tetor 2011.
Duke marrë shkas nga sa më sipër, e shikoj- më të udhës që të njihemi të gjithë me historikun e trishtuar të kësaj ish-kishe që (sipas pikës 1), e ka fillesën e saj, që nga viti 1858, kur u lejuan ndërtimet e kultit nga qeveria otomane për ko- munitetet e krishtera në Shkodër, (kjo pasi që nga viti 1479, nga rënia e Shkodrës e deri në vitin 1858, nuk lejohej asnjë ndërtim i ri i tillë). Kështu që nga mesi i vitit 1858, pas përpjekjeve dhe ndërhyrjeve të shumta të Komunitetit Ortho- dhoks të Shkodrës, u sigurua leja për ndërtimin e saj nga autoritetet vendore, filloi edhe puna për ndërtimin e kishës, duke hedhur themelet në vitin 1859, në tokën truall që ishte siguruar më parë nga besimtarët. Pas shumë peripecive, vështirësive dhe ndërprerjeve të punimeve, ajo përfundoi në vitin 1861, me një sipërfaqe ndërtimi rreth 360 m2, e rrethuar me avlli, mur guri rreth e qark saj.
Duhet theksuar se një ndihmë të madhe morale dhe financiare ka dhënë qeveria ruse, nëpërmjet konsullit të saj në Shkodër, që përveç fondeve për përfundimin e kishës, u kujdes edhe
për zbukurimin me ikona dhe muret me ikonografi, si dhe për pajisjet me materiale ki- shtare, brenda vitit 1864 vlen të përmendet se në këtë kishë ka pasur edhe një ikonë e bërë nga piktori i njohur Riepini i madh, që ishte dhuruar nga familja e carëve të Romanovëve, dhe fati i saj nuk dihet. Ajo u zhduk pas vitit 1961 dhe pas vitit 1967, ajo u fshi fare nga inventari.
Kjo kishë u ndërtua në tokën truall që iu dhurua Komunitetit Orthodhoks nga besimtarët, të cilët ishin dalluar në rritjen dhe përparimin e Shkodrës, duke zënë vend në qendër të qytetit, me qëllimin për ta pasur sa më afër, për të marrë pjesë dhe kryer ritet fetare. Kjo për faktin se e kishin të pamundur, për shkak të largësisë që të frekuentonin shërbesat fetare në kishën e Ma- nastirit femëror të “Shën Nikollit”, – përtej lumit Bunë, në ish-lagjen “Kazenë”, në të djathtë të Taraboshit, (kur vjen nga Shiroka në Shkodër). Kjo kishë e Manastirit femëror të Shën Kollit, ka qenë ndërtuar rreth vitit 1234 (nga Helena,
e veja e mbretit Urosh), dhe ka qenë mjaft e pasur dhe zbukuruar me ikona e ikonografi, pasi (sipas pikës 1) ishte ndërtuar siç thuhet po prej atij arkitekti dhe grupit të tij, që ndërtoi dhe zbukuroi manastirin e Deçanit të Janevës në Kosovë.
Sot, në atë vend, me sipërfaqe rreth 8.200 m2 është njohur dhe kthyer fizikisht vetëm 5100m2, edhe kjo e ndarë në 2 pjesë të shkëputura larg njëra-tjetrës) në mes të së cilës ndodhen akoma mbeturinat e bazamenteve, të asaj që para më shumë se 20-vjetësh, quhej: Nyja Asfalto- Betoni-Shkodër.
Pas shpalljes së pavarësisë në vitin 1912, Kisha Katedrale “Aleksandër Nevski”, do të evidentohej në dokumentet zyrtare me kufizimet e njohura përqark si me pronat e: familjes Fabiono; familjes Pogu; familjes Kaçulini dhe me pasuritë e Kishës Katolike, pra me truall toke me sip. rreth 1280m2.
Kjo kishë e ndërtuar me shumë peripeci dhe sakrifica e pati jetëgjatësinë e saj vetëm për 99 vjet, pasi menjëherë pas prishjes së marrëdhë-
nieve me Bashkimin Sovjetik, në nëntor 1961, si përgjigje u ndërmor veprimi i mbylljes së saj, në dt. 29.12.1961, nga pushteti vendor i urdhëruar nga ai qendror.
Me ardhjen e vitit 1962, filloi me vrull ndërti- mi i një objekti të ri, duke e propaganduar si një nga veprat më të rëndësishme të atij pesëvjeçari, që do të quhej: “Hotel-mensë për oficerët, në qytetin e Shkodrës”.
Ky objekt, me sip. 1164m2, i ndërtuar me 3 dhe 4 kate, përfundoi dhe u inaugurua me ceremoni dhe solemnitet të madh nga regjimi i asaj kohe, me rastin e 20-vjetorit të çlirimit, më 29 Nëntor 1964, nga autoritet më të larta qeveritare e partiake. Dhe objekti në fjalë, e pati jetëgjatësinë për qëllimin për të cilin u ndërtua, vetëm për rreth 30 vjet, pasi në fund të vitit 1994, si rezultat i zbatimit të reformave në ushtri, nuk shërbente më.
Godina u përdor duke dhënë me qira lokalet e saj në katin përdhe personave të tretë nëpërmjet ESKU, i cili e kishte marrë në admi- nistrim nga dikasteri i Mbrojtjes, kjo gjendje vazhdon ende dhe sot, me gjithë kërkesat e Kishës gjatë këtyre 20-vjetëve, drejtuar 9 ministrave të mbrojtjes nga 1991-2011.
Përpjekjet dhe interesimi i Komunitetit Orthodhoks të Shkodrës, si edhe ato të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nuk kanë reshtur gjatë këtyre 20-vjetëve të tranzicionit demokratik, që po përpiqemi të lëmë pas. Ato e kanë fillesën e tyre, që me ardhjen e Kryepi- skopit Anastas në korrik 1991, dhe kanë vazh- duar gjatë gjithë këtyre 20-vjetëve me kërkesën dhe intensitetin konstant për një zgjidhje sa më optimale dhe racionale të këtij problemi të akumuluar gjatë këtyre 50-vjetëve të kaluara.
Po kështu interesim dhe preokupacion u tregua edhe nga ana e Patrikut Ekumenik, Tërë- shenjtërisë së Tij, Vartholomeut I, i cili gjatë vendosjes së gurit të parë në kishën “Ngjallja e Krishtit”, në Shkodër, në nëntor 1999, u inte- resua edhe për çështjen dhe zgjidhjen sa më të shpejtë të problemit në fjalë, pasi Kisha e konsi- deron si një simbolikë, tregues të prezencës dhe veprimtarisë së saj për atë komunitet të Shkodrës.
Duke shpresuar dhe besuar, që pas 50 vje- tësh të kemi një lajm të mirë dhe të gëzuar, si dhuratë për Krishtlindjet 2011, atë që pret Komuniteti Orthodhoks i Shkodrës dhe i gjithë Shqipërisë, urojmë që të nisë procedura zyrtare e privatizimit konform Ligjit, gjë për të cilën të gjitha palët e interesuara bien dakord, pasi siç del dhe duket qartë nga dokumentet zyrtare, Kisha zotëron më shumë se gjysmën e territorit mbi të cilin janë ngritur këto godina.
Ing. Petrika Shalësi