EmailFacebookKontakt

Liturgjia Hyjnore e Krishtlindjes

Ajo fillon me psalmet e lavdërimit. Përlëshorja dhe Shkurtorja shënojnë hyrjen me Ungjillin. Rreshtat që flasin për pagëzimin, prej Galatianëve 3:27, përsëri zëvendësojnë Trishenjtorin. Apostulli është nga Galatianët.

Por, kur u mbush koha, Perëndia dërgoi Birin e tij, të lindur prej gruaje, të nënshtruar ligjit, që të shpërblente ata që ishin nën ligj, që ne të fitojmë birërinë. Dhe, duke qenë se jeni bij, Perëndia dërgoi Frymën e Birit të tij në zemrat tuaja që thërret: “Aba! Atë!”. Prandaj, ti nuk je më shërbëtor, por bir; dhe në qoftë se je bir je dhe trashëgimtar (Galatianët 4:4-7).

Këndimi i Ungjillit është historia familjare e Krishtlindjes nga Ungjilli i Matheut (2:1-12) dhe Mesha vazhdon normalisht. Pastaj, kemi një kre- mtim të veçantë dyditësh, kushtuar Marisë Hyjlindëse dhe Shën Stefanit, Dëshmorit të Parë. Periudha e gëzuar e Krishtlindjes shtrihet deri në Ujin e Bekuar. Gjatë kësaj kohe këndohen këngë dhe agjërimi dhe rënia në gjunjë nuk kërkohet nga Kisha.

Festa e Krishtlindjes titullohet zyrtarisht Lindja në Mish e Zotit dhe Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht. Në Krishtlindje ne

kremtojmë lindjen si njeri të Birit të Perëndisë, të atij që së bashku me Atin dhe Shpirtin e Shenjtë është me të vërtetë Perëndi në jetë të jetëve. Prandaj ne këndojmë në Kishë.

Virgjëresha lindi sot të përmbiqenëshmen Fjalë, edhe dheu i blaton të paafruarit shpellën; Engjëjtë, me barinjtë po lavdërojnë, Magët pra, bashkë me yllin po udhëtojnë; se për ne ka lindur Krishti, si djalë foshnjë, i parëjetëshmi Zot.

Lindja jote, o Krisht Perëndi dhe Zot, i lindi botës dritën e dijes së hyjshme; se ata që adhuronin çdo yll në qiell, si sot prej yllit po mësoheshin, ty t’adhurojnë, Diellin e Drejtësisë dhe të të njohin si Lindjen që lartazi (Lluka 1:78), o Zot lavdi më Ty! (Përlëshorja)

Kështu, festa e Krishtlindjes, është kremtimi i shpëtimit të botës nëpërmjet Birit të Perëndisë, i Cili u bë njeri për ne, që me anën e Tij, ne të mund të bëhemi hyjnorë, bij të Perëndisë Atë, me anë të banimin ndër ne të Shpirtit të Shenjtë.