Ecën nëpër qytetin e vjetër të Jerusalemit dhe e ndien se kudo që shkel ke të mirën përpara… se je në vendin e Jisuit. Ecën dhe mediton… në këtë qytet të trazuar, në një ditë të bukur pa re, me diell, madje shu- më të nxehtë për kohën. Pavarë- sisht nga problemet politike të mo- mentit në atë shtet, në Qytetin e Shenjtë sheh shumë lëvizje, njerëz me larmi veshjesh tradicionale apo të kohës, vendas por dhe shumë pelegrinë nga të tëra vendet e botës, që vijnë për të parë vendet e shenj- ta, që luten në to… që vijnë për të takuar Atë që i ndriçon në jetën e tyre. Po, po! Ai është aty, ku ngriti lavdinë me pësimet e tij, ku ndërtoi përjetësinë; është kudo ku ka njerëz dhe gjithnjë me moton “kam ardhur të shpëtojmë jetë nje- rëzish”.
Çdo hap që hedh dhe… simbole. Bën kryqin, puth ikona, gurin e Golgotasë, vendin e Varrimit e të Ngjalljes, e kudo ndez qirinj… lutesh… dhe pas gjithë këtyre ve- primeve vjen dhe momenti i largimit fizik… por tashmë i lehtësuar sido- mos në shpirt, madje me një vizion më të qartë për veten, familjarët e të tjerët, me një udhërrëfyes që të tregon vërtetësinë, kuptimin e jetës, sidomos dashurinë dhe “faljen”.
Ashtu si tërë njerëzit me “kom- plekset” e tyre edhe unë, pikërisht në vendin e Ngjalljes duke kundruar tërë ata njerëz vizitorë që prisnin në radhë për të hyrë në Vendin e Shenjtë, kujtova mjaft gjëra jetëso- re… meditova dhe vetiu më lindi mendimi: Ne që vemi në kisha e ndjekim ritet e besimit a jemi të denjë për atë vend që zëmë në Kishë?
Në moment, përgjigjen e gjyko- vatëlehtë,por….jo!! Pyetjakërko- nte një përgjigje të menduar mirë.
Në kishë, ne shohim klerikë, punonjës laikë që kryejnë detyra, por dhe besimtarë të shumtë, që plotësojnë ritet e tyre. Ndërmjet nje- rëzve besimtarë ka të shëndetshëm, por ka dhe nga ata që vuajnë, ka të sëmurë, ka nga ata me komplekse e vese, ka nga ata që janë penduar vërtet për sjelljet e tyre jo të denja, ka dhe nga ata “pendestarë”, të ci- lëve u duket se afërsia me “njerëzit e Zotit dhe faltoren e tij” shërben
si një shpëtim kalimtar, ka nga ata që vijnë sa për të ndezur një qiri, ndoshta pa ndenjur për të dëgjuar meshën, ka… Në shoqëri sheh edhe më shumë…
Gjen njerëz që i kryejnë detyrat me devotshmëri, veprojnë me kë- naqësi pranë njerëzve, e sidomos ndaj atyre me probleme, e ndiejnë të mirën dhe të keqen, të japin kurajë, të ngushëllojnë… E pra këta janë njerëzit e Perëndisë.
Por has… edhe punonjës, që për detyrën që kryejnë shpesh të impo- nohen që t’u japësh pjesë nga puna e djersa jote,… sheh nga ata që e kanë bërë qëllim në vetvete përfiti- min në kurriz të klientit, të shoqërisë, të kishës…, të cilët me këto veprime çojnë në denigrimin e idealeve të
krishtera, …në korrupsionin e aq shumëpërfolur.
E pra këto janë anët e medaljes që të shfaq jeta. Mirë ne, që në bazë të mësimeve të Zotit Krisht arrijmë të vlerësojmë: Po Perëndia si i gjykon këta njerëz? Po ata vetë a e kuptojnë se çfarë vendi zënë në kishë, në shoqëri?
E këtu, le të kujtojmë thirrjen që na bëhet para kungimit: …me frikë Perëndie, Shpresë e Dashuri afrohuni… E pra të gjithë duhet të jemi skllevër të shpresës e të frikës…
Dhe ka njerëz apo besimtarë, që e mësojnë fjalën e Zotit, e zbatojnë atë, e predikojnë bukur jo vetëm në kishë, por dhe kudo. Por mësimet t’ua predikojmë të tjerëve pasi të
jemi vetë shembull në zbatimin e tyre.
Mësimet e Zotit tonë Jisu Krisht na qartësojnë, na hapin rrugë e horizonte për të ecur në jetë, na lartësojnë si njerëz, na bëjnë më të denjë për atë vend që do zëmë në kishën tonë.
Përmendëm disa raste të për- gjithshme, por kështu mund të vazhdojmë pa fund… me karakteret dhe format e ndryshme të jetësuara të njerëzve tanë. E në situatat e sotme i hasim gjithnjë e më shpesh ato, por ne besimtarëve na bie de- tyrë t’i luftojmë e të dalim në për- fundimin: “asnjë tolerancë shma- ngieve nga mësimet e fesë”, sepse kështu do të meritojmë ndershmë- risht pozicionin tonë ndaj Perëndi- së, do të fitojmë vendin tonë në gri- gjën e Zotit… dhe në Kishë.
E thjeshtë është gjuha e së vërtetës, që të lejon të gjesh e të kesh paqen brenda shpirtit tënd, të besosh në “muzikën” magjike të zemrës tënde dhe të ndjekësh me devocion mësimet e Zotit tonë Jisu Krisht.
E pra, secili le t’i bëjë analizën vetes dhe le të gjejë vendin e tij, që zë në kishë.
Kristofor Beduli