Nje klinike e re ne sherbim te te gjitheve
– Filloi veprimtarine Qendra
Bashkekohore e Diagnostikimit
Okulistik dhe Otorinolaringologjik –
Fondacioni “Klinika Orthodhokse
e Ungjillëzimit “shton aktivitetin me një
godinë të re dhe moderne, e cila do të
shërbejë si Qendër Diagnostike Oku-
listike dhe Otorinolaringologjike. Qe-
ndra është e pajisur me aparatura ba-
shkëkohore dhe teknologji të re dhe
garanton një diagnostikim me cilësi të
lartë dhe me mjekë të specializuar
jashtë vendit.
Hapja e kësaj qendre u bë me kuj-
desin e drejtpërdrejtë të Kryepiskopit
Anastas dhe fondet e siguruara prej tij.
Veprimtaria e saj filloi me Shërbesën
e Bekimit të Ujit, Ajazmën, siç është
gjithmonë në traditën Orthodhokse.
Sherbimet qe ofron klinika e re
Në këtë klinikë kryhen të gjitha ekzami- nimet okulistike dhe shërbime të O.R.L. duke filluar që nga vizita e thjeshtë e deri tek ekza- minimet e një teknologjie të fundit si:
Vizite okulistike ku perfshihet
Përcaktimi vizusit dhe dhënia e recetës së syzave me ndihmën e autorefraktometrit – Ekzaminimi i segmentit anterior me biomi- kroskop,
Matja e presionit intraocular me metodat më të sakta,
Fundoskopi, ekzaminim i retinës.
OCT
OCT (optical coherence tomography) është një teknikë jo invasive që shërben për ima- zherinë e retinës, e cila është një ind me shumë shtresa në fundin e syrit. Është instrumenti i parë që lejon mjekët të shohin retinën në preje tërthortë dhe shërben për diagnostikimin që në fazat e hershme të disa sëmundjeve që çojnë në humbjen e përher- shme të pamjes si membranës retinal, e edemës makulare apo vrimës makulare etj. Me këtë aparat bëhet dhe Angiografi me kontrast.
Argon laser YAG LASER
Me anë të lazerit kryhen ndërhyrjet e nevojshme terapeutike të rasteve të shumta të retionopatisë diabetike, të grisjeve retinale, si dhe disa ndërhyrje të tjera ku është e nevojshme heqja e turbullimeve që zhvillohen pas operacioneve të katarakteve.
Fusha vizive ose perimetri i automatizuar, për përcaktimin e dëmtimeve dhe ndjekjen e të sëmurëve me glaukoma (tensioni i syrit).
Pentacam
Shërben për studimin topografik të kornesë të sipërfaqes anteriore dhe asaj posteriore, si dhe kryen studim me prerje të tërthorta të saj. Bën gjithashtu matje të trashësisë së kornesë dhe është metoda më bashkëkohore për përcak- timin e çrregullimeve topografike nga patologji të ndryshme.
Terapia e Katarakit (është çdo turbullim i kristalinës së syrit dhe karakterizohet nga ulje graduale e pamjes kryesisht në moshat e treta), kryhet me mikrokirurgji bashkëkohore që quhet Fakoemulsifikim dhe Implantim i lentes intrao- kulare.
Ekografi B dhe A. Për studimin e retinës.
Janë ekzaminime që shërbejnë për ekzamini- min e strukturave më të thella të syrit në ato raste kur nuk mund të shihen qartë, gjithashtu përdoren dhe në përcaktimin e numrit të lentes intraokulare në rastet e ndërhyrjeve kirurgjikale të kataraktes.
Videonistagmografia
Vlerësohet gjendja e veshit të mesëm. Është një studim, i cili përdoret për të vlerësuar pacientët me marrje mendsh apo disfunksion të ekuilibrit.
Otoemisioneve akustike DPOAE
Akustike
1-OAE janë një metodë e vlefshme klinike për zbulimin dhe ndjekjen e dëmtimit të dëgjimit
nga zhurmat në persona të cilët reklamohen ndaj zhurmave të forta.
Për diagnostikimin e hershëm dhe ndjekjen klinike të pacientëve me ulje akute dëgjimi,
Zbulimi i hershëm i dëmtimeve të dëgjimit
Kontrolli i hershëm i neonateve, si dhe kontroll audiometrik objektiv i fëmijëve.
E rendesishme eshte te theksohet se DPOAE gram eshte metoda me e sakte e percaktimit te gjendjes audiometrike te moshes deri 1 vjeç. Rekomandohet te kryhet brenda vitit te pare te jetes, sidomos ne femije te lindur premature.
Audiograma
Audiograma e toneve të pastra është një grafik i cili tregon sesa mirë dikush dëgjon një grup tingujsh.
Ajo përdoret për të treguar nëse ky person dëgjon në nivele normale apo ka humbje dëgjimi. Gjithashtu ajo na tregon natyrën e uljes së dëgjimit.
Tympanometria është një ekzaminim, i cili përdoret për të testuar gjendjen e veshit të mesëm, lëvizshmërinë e membranës timpanike dhe të kockave të vogla të dëgjimit.
Per me teper informacion Ju mund
te shikoni faqen e Klinikes ne ËEB,
www.klinikaorthodhokse.com.
Adresa: Rruga e Dibres, (perballe
Klinikes Orthodhoke te Ungjillezimit),
Tirane
Tel: +355 4 2221266