Ringjallja e traditave
në zonat rurale
Në Komunën Shirgjan, konkre- tisht në fshatin Kuqan, në Elbasan, komuniteti i zonës me rastin e fillimit të sezonit të ri të përpunimit të ullinjve dhe në kuadër të inici- ativave për forcimin e traditave si në përpunim por edhe në gatimin e recetave të ndryshme me bazë vajin e ullirit organizoi një veprimtari të përbashkët. Këtu ekziston edhe një bashkim vullnetar i fermerëve të zonës që njihet si Federata Bujqë- sore Elbasan (FBE), e cila punon për të përmirësuar dhe vlerësuar produktet tipike të rajonit, e në ve- çanti vajin e ullirit.
Në këtë ditë u mblodhën së ba- shku jo vetëm kultivues të kulturës së ullirit, por edhe gra shtëpiake, të cilat merren me përgatitjen e recetave për gatime të ndryshme
në shtëpi, dhe sidomos gjatë festa- ve të mëdha të Krishtlindjeve. Me- qenëse në këtë zonë një shumicë e madhe e banorëve i përkasin besi- mit të krishterë orthodhoks, ishin të ftuar të merrnin pjesë edhe klerikë të këtij besimi, të cilët, gjatë kohës së zhvillimit të këtij aktiviteti me pjesëmarrjen e tyre shpjeguan se si vaji i ullirit përdorej dhe përdoret në misteret e shenjta të Kishës Or- thodhokse si në Pagëzimin e Shenj- të etj.
Në përfundim të këtij aktiviteti të pranishmit, në një tavolinë të përbashkët vëllazërore, shijuan shumë nga gatimet e ndryshme tradicionale, të cilat ishin përgatitur nga banorët për këtë rast.
Dhimitër Piligriu