EmailFacebookKontakt

Vjedhjet në kishat monument – dukuri e përsëritur dhe pa fajtorë

Vjedhjet në kishat monument – dukuri e përsëritur
dhe pa fajtorë

Më poshtë po ju japim një listë të reduktuar të monumenteve të kulturës të kultit ortodoks, të cilat janë vjedhur dhe dëmtuar 4 vitet e fundit

Kisha në fshatin Bularat, Gjirokastër është vjedhur më 19 mars 2011, kur janë marrë dy ikona të veçanta të ikonostasit dhe tani më 24 nëntor, kur janë marrë 27 ikona (gjithsej është vjedhur 5 herë në dy dekadat e fundit.

“Shën Maria” në Leusë të Përmetit. Janë vjedhur pjesë të gdhendura të ikonostasit, 19 nëntor 2009.

“Shën Gjergji” në Libofshë të Lushnjës. Është bërë vjedhja e kambanës së kishës më 4 prill 2011. Në këtë kishë, vitet e fundit janë bërë dhe vjedhje të tjera të herëpashershme, të cilat si pasojë kanë sjellë zhdukjen e plotë të ikonostasit.

“Shën Kolli” në Vanaj, Fier. Kemi pasur vjedhje të derës kryesore të kishës dhe të ikonostasit më 10.12. 2007 dhe kemi vjedhjen e kambanës më 6.2.2011.

“Shën Maria” në Zervat, Gjirokastër. Janë bërë tri vjedhje rresht nga dhjetori 2010 deri në shkurt 2011, duke vjedhur ikonat e të gjithë ikonostasit përfshirë këtu dhe baltakinin, kryqin mbi ikonostas dhe polielein.

“Shën e Premtja” në fshatin Çetë, Kavajë. Është vjedhur më 11.2.2011 gjatë procesit të restaurimit ku janë zhdukur lekët e mbledhura në kishë, si dhe gjithë pajisjet e grupit restaurues.

“Shën Thanasi” në Karavasta, Lushnjë. Përveç vjedhjeve të tjera të mëparshme vjedhja e fundit është bërë në dhjetor 2007, duke zhdukur një pjesë të mirë të ikonostasit, i cili tani nuk ekziston më.

“Shën Mëria” në Bënjë, Përmet. Është vjedhur më 19 nëntor 2009. Në të është zhdukur një ikonë me vlera të veçanta shpirtërore dhe artistike.