EmailFacebookKontakt

Konflikti lind nga indiferenca

Fjala e Tërëshenjtërisë së Tij, Patriarkut Ekumenik Vartholomeu I

Shenjtëri, hirësi, shkëlqesi, përfaqësues
të feve të ndryshme të botës.

Zotërinj dhe zonja, miq të dashur,

Çdo dialog autentik mban në vetvete filizat e një metamorfoze për t’u realizuar. Natyra e një transformimi të tillë përbën një shndërrim që na bën të dalim nga anësitë, për ta konside- ruar tjetrin si subjekt marrëdhënieje dhe jo më si një objekt indiference. Sepse nga indiferenca lind urrejtja, nga indiferenca lind konflikti dhe nga indiferenca lind dhuna. Kundër këtyre së- mundjeve vetëm dialogu është zgjidhja afatgjatë për t’u ndjekur.

Si udhëheqës fetarë, roli ynë mbi të gjitha, është të promovojmë dhe të tregojmë nëpërmjet shembullit tonë të përditshëm, që ne nuk rrojmë vetëm njëri kundrejt tjetrit, apo njëri krah tjetrit, por më shumë jetojmë së bashku, në të njëjtin shpirt paqeje, solidariteti dhe vëllazërie. Por për të arritur këtë qëllim, dialogu kërkon një për- mbysje të plotë të mënyrës sonë të ekzistencës në botë. I dëgjojmë mirë zërat e atyre që ekzal- tojnë proteksionizmin, meqë globalizimi ka në vazhdën e vet një rrymë relativiste që gjeneron, si kundërshtim, tërheqje komunitariste dhe identitetesh, brenda të cilave fshihet armiqësia. Për këtë arsye impenjimi ynë nuk duhet të kufi- zohet vetëm në një punë së jashtmi me komu- nitetet tona, por duhet të kuptojmë edhe logjikat e brendshme. Në këtë rast përgjegjësia jonë rezulton shumë më e madhe dhe organizimi i këtij takimi për paqe në Asizi shfaq gjithë rëndësinë e tij.

Nuk kemi të bëjmë, siç thonë disa, me dialog ndërfetar, dialog ekumenik, në një perspektivë sinkretiste. Përkundrazi, vizioni që ne lavdërojmë në dialogun ndërfetar zotëron një sens krejt të veçantë, që rrjedh nga aftësia e vetë feve për t’u impenjuar në shoqëri në promovimin e paqes. Ky është shpirti i Asizit, kjo është edhe rruga në të cilën Patriarkana Ekumenike e Konstandi- nopojës impenjohet prej shume vitesh. Edhe sot, 25 vjet pas takimit të parë, të thirrur nga i lumë- ruaruari Papa Joani Pavli II, pikërisht këtu në Asizi, 10 vjet pas ngjarjeve dramatike të 11 shta- torit dhe ende kur “pranverat arabe” nuk i kanë dhënë fund tensioneve ndërkomunitare, vendi i religjioneve mes tharmeve që po ndodhin në botë mbetet i paqartë. Në fakt ne vazhdojmë që të kemi frikë margjinalizimin në rritje të komuniteteve të krishtera në Lindjen e Mesme. Duhet t’i kundërvihemi deformimit të mesazhit

të feve dhe të simboleve të tyre nga ana e auto- rë të dhunës. Të zhvillosh fetaren nëpërmjet vetë fesë, kjo është emergjenca e nevojshme për të promovuar dimensionin human të një figure hyjnore që është e mëshirshme, e drejtë, e dashur. Pikërisht për këtë përgjegjësit e religjioneve duhet të marrin përsipër procesin e rivendosjes së paqes. Sepse kjo është mënyra e vetme për t’u ngritur kundër keqpërdorimeve luftënxitëse të feve dhe të dënojmë fort luftën dhe konfliktet, duke u bërë ndërmjetës paqeje dhe pajtimi.

Shenjtëri, këta janë disa nga elementët që duam të sjellin në reflektimin e përgjithshëm në kuadër të këtij takimi të ri në Asizi, për të konverguar në favor të një pajtimi global të njeriut me Perëndinë, të njeriut me vetveten, por edhe të njeriut me mjedisin. Sepse altruizmi nuk mund të kufizohet vetëm në marrëdhëniet

brenda njerëzimit. Kush thotë “të jesh në marrëdhënie”, i referohet edhe përvojës që shtri- het tek e ndryshmja, deri tek vetë natyra, si kri- jim i Perëndisë. Pra, dialogu ynë është pajtim. Të gjithë ne e njohim veten në këtë shprehje të numërimeve: “Të lumur ata që punojnë për paqe, sepse do të quhen bij të Perëndisë” (Matth. 5,9). Kjo përgjegjësi nuk është vetëm me fjalë, ajo pret që ne të jemi besnikë ndaj besimit tonë, besnikë ndaj qëllimit të Perëndisë për botën, duke iu përgjigjur asaj që Ai na kërkon. Qofshim të denjë për këtë impenjim! Vetëm atëherë paqja që kërkojmë, ky thesar kaq i dashur për t’u pasur dhe i lehtë për t’u humbur, do shkëlqejë në botën tonë.

I lutemi Perëndisë, Zotit tonë, t’i japë botës Hirin e Tij dhe të na frymëzojë për të qenë pelegrinë të së vërtetës dhe paqes.