Nigeri
Akte ekstremizmi kundër të krishterëve
Në fillim të nëntorit në Nigeri pati për- sëri një valë të egër dhune nga ana e ek- stremistëve islamikë. Nuk u sulmuan, si zakonisht, vetëm të krishterët, por aktet e dhunës goditën edhe myslimanët e mode- ruar dhe organet që ruajnë rendin.
Sulme të koordinuara të njerëzve të ar- matosur, kamikazëve dhe autobomba bënë të përfundonte në flakë e tmerr Damaturu, kryeqytet i shtetit Jobe, në veri të vendit. U shkatërruan kisha, shtëpi e objekte të tjera të të krishterëve vendas, por u sulmu- an edhe xhami të myslimanëve të mode- ruar, kazerma të policisë etj. Këto sulme
shkaktuan dhjetëra të vdekur.
Autori i sulmeve është organizata ek- stremiste e lidhur me Al Kaedën “Boko Haram.” Kuptimi i emrit të saj është: Kul- tura perëndimore është haram – e ndaluar. Ajo u themelua nga sheiku Ustaz Jusuf, i cili predikon jo vetëm ndalimin absolut të çdo edukimi jo islamik ngushtësisht tradi- cional, por edhe se toka është e sheshtë si në shkrimet e vjetra të shenjta apo se shiu ësh- të një dhuratë e Perëndisë dhe nuk ka të bëjë me avullimin e ujit… Pasuesit e vet ky sekt i zgjedh në shtresat më të varfra të popull- sisë, ku uria dhe padituria janë absolute.