Fjalë të zgjedhura nga
Shën Ignat Briançaninov
Kryqi
Sado i rëndë të jetë kryqi i kujtdo, ai do të mbetet i pavlerë nëse nuk ndiqet shtegu i Krishtit për ta kthyer kryqin personal në kryqin e Krishtit. Kryqi vetjak për pasuesin e Krishtit kthehet në kryqin e Krishtit, sepse ndjekësi i Zotit e di që Krishti e ruan gjithmonë, që Krishti i lejon dhimbjet, si kusht i domosdoshëm dhe i pashmang- shëm i jetës së krishterë. Asnjë vuajtje nuk do të afro- hej dot nëse Zoti nuk do ta lejonte, por vuajtja dhe dhi- mbja e bën një të krishterë të ngjashëm me Krishtin dhe pjesëmarrës në veprën e tij mbi tokë dhe më pas në qiell.
Kryqi vetjak për ndjekësit e Zotit transformohet në kryqin e Krishtit, sepse ndjekësit e vërtetë të tij ka- në si qëllim final në jetë përmbushjen e porosive hyjno- re. Dhe kur të gjitha këto porosi hyjnore bashkohen, formojnë kryqin mbi të cilin kryqëzohet njeriu i vjetër, me zakonet dhe frikërat e tij.
Rrënja e gjithë të këqijave është dashuria
për argjendin
Ata që dëshirojnë të pasurohen bien nëpër kurthe e rrjeta, të cilat rrinë gati në rrugën drejt kamjes. Frytet e para të këtij turra vrapi janë shqetësime dhe turbullira të shumta, të cilat mendjen dhe, zemrën e çojnë larg Pe- rëndisë. Shpirti që fillon ti largohet Perëndisë ftohet dhe bëhet i pandjeshëm. Ai ashpërsohet, tkurret dhe humbet ndjenjat, frika nga Perëndia fillon të venitet, kujti- mi i vdekjes fillon të shmanget. Mendja turbullohet dhe largohet nga plani i Perëndisë, kurse besimi mpaket. Shpresa në Perëndinë transformohet në shpresë ndaj idhujve duke vënë edhe dashurinë nën këmbët e tyre. Kështu njeriu vdes duke humbur të mirën dhe duke u dhënë pas gënjeshtrës, së keqes, brutalitetit. Me pak fjalë bie në grackat shpirtërore, bie në vdekjen e për- jetshme dhe bëhet enë e së keqes. Rrënja e gjithë të këqijave është argjenddashja që bëhet shkak dhe burim për të gjitha mëkatet.
Vuajtja e përjetshme
… atje [në Had] mbretëron më e keqja nga të gjitha lëngatat e zemrës – dëshpërimi…
Burimi i lutjes së pandërprerë
Bota e Krishtit është burimi i lutjes së pandërprerë që vjen nga mendja, zemra, shpirti e fryma, që buron nga gjithë qenia e njeriut, me veprimin e Shpirtit të Shenjtë. Bota e Krishtit është burimi i përjetshëm i përulësisë së Tij që kapërcen çdo arsye njerëzore. Të vërtetën do ta thotë ai që pohon se lutja është përulësi e bekuar dhe përulësia e bekuar lutje e pandërprerë.
Dashuria për të afërmin
Dashuria për të afërmin është porta drejt dashurisë për Perëndinë. Për një të krishterë, dashuria për Perë- ndinë është dashuria për të afërmin, pra të dojë të afër- min, ta dojë atë në Perëndinë. Sipas urdhëresave të Zotit, duke dashur të afërmin, kemi dashur Krishtin dhe duke dashur Krishtin, kemi dashur Perëndinë.
Ignat Brjançaninov (Ignati i ndriçuar), Episkopi i Kaukazit dhe Detit të Zi (1807-1867) është shpa- llur shenjtor në vitin 1988. Asket i famshëm, punëtor i palodhur, i njohur për shkrimet e tij shpirtërore.
Mbi besimin
Zanafilla e të gjitha pasioneve është mosbesimi.
Besimi është shkalla drejt fronit të dashurisë.
Besimi është nëna e durimit, nëna e guximit, nëna e lutjes, udhëheqësja drejt përulësisë, burimi i shpresës.
Besimi në Krishtin, të cilin pasuesit e dëshmojnë me anë të veprave të tyre, është monedha që shpaguan për shpëtimin e tyre. Por atyre që braktisën botën për t’ju kushtuar plotësisht punës ungjillore, atyre besimi do t’ju sjellë përsosmërinë e krishterë.
Kuptimi i Kishës
Ku ndodhet sot arka e Noes, ku mund të gjendet strehë nga dallgët e tërbuara që rrahin pa mëshirë? Kjo arkë është Kisha e Shenjtë, që çan mes dallgëve të përmbytjes morale dhe gjatë natës së errët, mbushur me stuhi e rreziqe, i beson dritës së yjeve të qiellit – Shkri- meve të Shenjta. Asnjë re, sado e errët qoftë, nuk mund tua zërë dritën këtyre yjeve.
Njih, o njeri, dinjitetin tënd
Vëri veshin, o njeri! Hidh vështrimin fushave, lumenj- ve, vështro malet e larta dhe detrat e pamatë, shih pe- mët e larta, kafshët dhe gjithfarë qeniesh që rrojnë mbi tokë, peshqit që notojnë në thellësi të ujërave, hidh sy- rin drejt yjeve, hënës dhe diellit, shih qiellin: gjithçka është për ty, gjithçka është vënë nën këmbët ë tua.
Por mos harro, veç botës qe sheh syri ka dhe një botë tjetër të padukshme, të cilën sytë tanë nuk mund ta rrokin e as mendja jonë nuk mund ta përfytyrojë. Edhe kjo botë e padukshme është përgatitur për ne njerëzit.
E vetmja pasuri
E vetmja e mirë, e vetmja pasuri për njeriun është Zoti, krijuesi dhe shpëtuesi, jeta dhe lumturia e tij, e vetmja gjë e mirë që nuk prishet. Atij i qoftë lavdia dhe nderimi!
Përktheu dhe përzgjodhi
Xhorxhi Trebicka