Dr. Dion Tushi
Të dhëna biografike
Joakim Martiniani lindi aty nga mesi i tetorit të vitit 1875 në Vosko- pojë. Në qytetin e tij të lindjes, i cili nuk e kishte më shkëlqimin dhe kre- narinë e dikurshme, pas shkatërrimit pothuajse të plotë të tij në vitin 1769, si dhe pas disa reprezaljeve dhe plaç- kitjeve të njëpasnjëshme të mëpas- shme, me pasojë largimin e detyrue- shëm në mënyrë të pakthyeshme po- thuajse të gjithë popullsisë, kryen arsimin fillor dhe të mesëm. Në mo- shë tepër të re shkon në Konstandi- nopojë, ku studion në Shkollën e Madhe të Genit dhe me përfundimin e studimeve këtu regjistrohet në shkollën teologjike të Halkit, të cilën e mbaron në vitin 1898.
Për pothuajse pesë vjet punoi si profesor në Gjimnazin e Andrinopo- jës, si dhe në shkollën e Vashave Zappio në Andrinopojë (Kentriko Zappio Parthenagogeio).
Në mars të vitit 1903 Patriarku Ekumenik Joakimi i III-të, e fton në Konstandinopojë me qëllim që ta hirotonisë dhe ta dërgojë në Durrës, për të ofruar shërbimet e tij në këtë zonë kishtare. Duket se patriarku e ka parë Martinianin si më të përshtat- shmin për atë zonë, përveç cilësive dhe vlerave që mbartte edhe për arsye se ai vinte nga Shqipëria, njih- te doket dhe zakonet, temperamentin e popullit, si edhe gjuhën e vendit. Kështu më 4 prill të vitit 1903 hiro- toniset dhjak në kishën patriarkale të Shën Gjergjit. Vajtja e Joakimit në Durrës nuk u realizua për shkak të pasigurisë që ekzistonte në vend në atë kohë…
Angazhimi dhe Kontributi
i tij në Shqipëri
Më 4 korrik të vitit 1911 Sinodi i Patriarkanës Ekumenike e zgjodhi Joakimin mitropolit të Beratit. Hiro- tonia e tij u krye në datën 10 korrik të vitit 1911. Ardhja e tij si mitropolit në Berat, korrespondoi me një periu- dhë të vështirë e të mbarsur me kon- tradiktat e luftërave Ballkanike dhe asaj Botërore. Në zonën e Beratit në këtë kohë që nga shkurti i vitit 1910, forcat ushtarake të xhonturqve nën drejtimin e Mahmut Turgut Pashës
përpiqeshin të shtypnin çdo rezisten- cë dhe synonin me dhunë mobilizi- min e të rinjve në ushtrinë turke. Në këtë periudhë amullie forcat spora- dike të bejlerëve të zonës plaçkitnin në mënyrë sistematike zona të tëra, duke mbjellë tmerr e terror. Pavarë- sisht kësaj situate mitropoliti Joakim, u përpoq me të gjitha forcat të kulti- vonte në popull arsimin, dijen dhe njohuritë praktike me karakter tek- nik për një standard më të lartë jete- se. Kështu me iniciativën dhe fondet e mbledhura prej tij, gjimnazi i pa- plotë i Beratit u kthye në një gjim- naz të plotë, madje në të u ngrit edhe seksioni tregtar i kësaj shkolle, shko- llat fillore të Vlorës, Fierit dhe Libof- shës u kthyen në gjysmë gjimnaze, me seksione bujqësore në secilën prej tyre. Në të shtatëdhjetë e katër komunat e eparkisë (zonës) së tij or- ganizoi në secilën prej tyre shkolla fillore, ndërkohë që për të plotësuar nevojat e zonës së tij me klerikë në manastirin e Shën Marisë, në Arde- nicë ngriti një shkollë hiratike, ku je- peshin edhe mësime të karakterit bujqësor e blegtoral, ndërsa në Vlo- rë ngre një shtypshkronjë, dhe nxjerr një gazetë javore për kultivimin shpirtëror e kulturor të popullit.
Gjithashtu ai bën një inventari- zim të pasurive të paluajtshme të manastireve për miradministrimin e të ardhurave, të cilat së bashku me ndihmat që mblidhte i vinte në dis- pozicion të arsimimit dhe përmirësi- mit të kushteve të jetesës kryesisht të fshatarëve myzeqarë. Gjithashtu në mitropolinë e Beratit ai ndërtoi një bibliotekë të pasur, e cila u shpërdo- rua dhe u dogj më 14 shtator të vitit
1913, kur mitropolia në fjalë u plaç- kit nga grupe mercenarësh të ardhur nga Veriu. Në këtë periudhë rrëmu- je e anarkie të mbarsur me shumë kontradikta Joakim Martiniani, mi- tropolit i Beratit, si rezultat i denon- cimit të reprezaljeve dhe shpërngul- jeve në masë të popullatës vendëse, të kryera nga ushtritë e huaja, internohet më 15 maj 1916 në Korfuz së bashku me kryetarin e bashkisë së Beratit Xhemil bej Vlorën. Nga internimi kthehet në Berat në shkurt të vitit 1919. Gjatë intervalit kohor 1911-1920 ai angazhohet edhe në ngritjen e shumë ndërtesave kishtare. Kështu rindërton mitropo- linë e Beratit, restauron mitropolinë e Vlorës, ngre nga themelet në Vlo- rë një gjimnaz tepër të hijshëm për vajza, shumë të nevojshëm për ko- munitetin, restauron kishën mitro- politane këtu, si dhe meremeton manastirin e Zvërnecit. Në prill të vitit 1920 shkon në Korfuz për arsye fa- miljare, nga ku nuk i mundësohet më që të kthehet në atdheun e tij. Kështu detyrohet të shkojë në Kon- standinopojë.
Kontributi i J. Martinianit
në dobi të Pavarësisë së Kishës
Orthodhokse në Shqipëri
Në fund të shtatorit të vitit 1922 Patriakana Ekumenike, duke qenë në dijeni të kërkesës së Kishës Shqiptare për Autoqefali, si dhe të ardhjes në Konstandinopojë të një delegacioni nga Shqipëria për të pa- rashtruar këtë kërkesë, caktoi një Këshill të përbërë nga kryepriftë- rinj, të cilët do të studionin gjendjen
e Kishës së Shqipërisë dhe do të bënin një relacion, në mënyrë që të ishin të argumentuara mendimet dhe konceptet në lidhje me këtë çë- shtje. Anëtar i këtij Këshilli të Pa- triarkanës u caktua edhe Joakimi, i cili punoi për t’u arritur kjo gjë. Kë- shtu më 11 shkurt të vitit 1923 Sino- di i Patriarkanës vendosi që t’i japë Kishës Orthodhokse të Shqipërisë të drejtën për vetadministrim dhe të përgatitë planin e marrëveshjes midis Patriarkanës dhe Kishës Ortho- dhokse të Shqipërisë, si dhe statutin. Nga një telegram që Joakimi i dër- gon mitropolitit të atëhershëm të Korçës, Jerotheut, kuptohet anga- zhimi serioz dhe preokupimi i tij për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Kë- shtu ai shkruan: “Konstandinopojë, 24 shkurt 1923. Mitropolit Jerothe- ut, Korçë. I gjithë Sinodi sot u mor me çështjen shqiptare, e mbrojta në mënyrë të përsëritur për një kohë të gjatë, marrëveshja u arrit, dëshira e zjarrtë e mëmëdheut të vuajtur, këshilli të vijë sa më shpejt. Mitro- politi i Beratit Joakim”.
Delegacioni shqiptar mbërriti në Konstandinopojë në mes të prillit të vitit 1923, bisedoi me Patriarkanën për sa i përket mënyrës së zgjidhjes së problemit kishtar të Shqipërisë, por nuk e pranoi propozimin e saj për vetadministrim, duke ngulur kë- mbë për Autoqefali (pavarësi të plo- të). Më 12 maj 1923, delegacioni shqiptar largohet nga Konstandino- poja. Po atë ditë Sinodi i Patriarka- nës vendos që të tërheqë nga Shqi- përia Jerotheun dhe të dërgojë si eksark të saj Joakimin. Atëherë Joakimi propozon që në vend të tij të shkojë mitropoliti i Miresë Filo- theos. Siç duket ai nguronte pasi nuk kishte besim se do të mundte të arrinte të siguronte marrëveshjen midis Kishës Orthodhokse Shqipta- re dhe Patriarkanës, duke vendosur njëkohësisht se tashmë do të jeton- te përfundimisht larg atdheut të tij. Për këtë arsye dërgon dy letra më 14 dhe 15 nëntor 1923, prej të cila- ve njërën ia adreson atë Vasil Markos dhe tjetrën episkopit të Militupo- lit Jerotheut, ku iu lutet që të merre- shin sendet e tij nga Berati dhe t’ia dërgonin më pas në Konstandino- pojë.
(Vijon)
Marrë nga revista “Kërkim”, nr. 6