EmailFacebookKontakt

Fjeti më Zotin z. Harilla Aleksi

Harilla Aleksi (Papajorgji), lindi në Qeparo-Himarë, më 15.12.1928 në një familje besimtare pasi i ati ishte psalti i kishës së fshatit, i cili kishte dëshirë që i biri të bëhej

klerik por lufta do të ndryshonte këtë dëshirë.

Gjatë operacionit të qershorit 1944, gjermanët e internuan Hari- llën së bashku me shumë bashkë- fshatarë të tjerë nga bregdeti në ka- mpin e përqendrimit në Pavllo Me- lla, në Selanik, Greqi, nga i cili pas shumë mundimesh dhe vështirësish kthehet në Himarë pas 9 majit 1945.

Në vitin 1963 përfundoi Fakul- tetin e Mjekësisë në Tiranë, dhe u diplomua mjek patolog. Gjatë kë- saj kohe ka punuar si inspektor sa- nitar në rrethin e Gjirokastrës deri në fund të vitit 1967. Më pas tran- sferohet në Tiranë ku punon si mjek

i përgjithshëm me dashuri dhe pasion për profesionin, për t’u shërbyer me ndërgjegje dhe devot- shmëri e për të qenë sa më pranë njerëzve në nevojë.

Me ringjalljen e Kishës dhe ar- dhjen e Kryepiskopit Anastas në korrik 1991, ai rigjeti inspirimin dhe shpresën e besimit e cila i ishte ndry- dhur brenda vetes për vite të tëra ateizmi.

Kështu që në fillim ai ishte nga të parët pjesëmarrës dhe personel i klinikës orthodhokse “Shën Lluka” në Tiranë, që në vitin e hapjes së saj më 1992, duke shërbyer si mjek patolog për besimtarët dhe banorët e Tiranës.

Po kështu doktor Harilla është aktivizuar dhe bashkuar me kurset e para të teologjisë në Akademinë e Lartë Teologjike të Shën Vlashit, Durrës dhe më pas të muzikës bizantine të drejtuara me profesiona- lizëm nga atë Justini.

Pas përfundimit të përgatitjes teologjike, ka shërbyer si psalt në kishat e Shën Prokopit dhe në atë të Ungjillëzimit në Tiranë, duke marrë pjesë në të gjitha shërbesat, festat dhe celebrimet fetare që janë zhvilluar deri në fillim të vitit 2011.

Petrika Shalësi

I shprehu ngushëllimet në shtëpi edhe Kryepiskopi Anastas.