Libra të rinj
tAnastasi
Ktyepiskop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë
Udhëtim Shpirtëror
PARATHËNIE
Njohja e të vërtetave themeltare të krishtera ësh- të një nevojë fillestare për çdo të krishterë dhe mbi të gjitha për të rinjtë. Për këtë arsye, gjatë periudhës së ringritjes nga themelet të Kishës Orthodhokse të Shqi- përisë, shërbimit të katekiz- mit iu dha një theks i veçan- të. Në kuadrin e këtij detyri- mi të Kishës, që mbetet në vazhdimësi, botohet edhe kjo përmbledhje e mësime- ve të katekizmit.
Tekstet janë shkruar kur autori ishte dhjak (19601963). Ato u hartuan pas caktimit zyrtar nga Sinodi i Shenjtë i Kishës së Greqisë për t’u përdorur për kate- kizmin për nxënësit e shko-
llës së mesme. U botuan në tre vëllime (Mesazhe Hyj- nore, Besim dhe Jetë, Udhëtim Shpirtëror) nga “Apostoliki Dhiakonia” (Shërbimi Apostullor) i Ki- shës së Greqisë në shumë ribotime dhe u përdorën për dhjetëvjeçarë të tërë për mësimin e çështjeve the- meltare të besimit.
Në vëllimin Mesazhe Hyjnore, që u botua në vitin 2009, u përfshinë mësi- met dogmatike të dy librave të parë. Në këtë vëllim, me titull Udhëtim Shpirtëror, janë përfshirë mësimet dogmatike të vëllimit me të njëj- tin titull në greqisht dhe më- simet me tema formuese dhe ato aktuale, të përzgje-
dhura në të tre manualet e katekizmit. Vëllimi përbë- het nga pesë pjesë: 1. Perë- ndia Atë; 2. Biri i Perëndi- së; 3. Kisha; 4. Tema formu- ese; 5. Tema aktuale.
Shpresojmë që ofrimi i këtyre teksteve në gjuhën shqipe të ndihmojë si ata që punojnë për përhapjen e mesazhit të krishterë (kleri- kët, katekistët, drejtuesit ri- norë), ashtu edhe prindërit dhe çdo besimtar, për të transmetuar në mënyrë in- duktive parimet e besimit dhe jetës orthodhokse te ri- nia që ka etje për të vërtetën, fuqinë dhe jetën e ndriçuar, që të njohë dhe të dashurojë Atë që është “rruga dhe e vërteta dhe jeta” (Jn. 14:6).