EmailFacebookKontakt

Nëpërmjet fuqisë së Perëndisë, e vërteta, drejtësia dhe dashuria kanë për të mbizotëruar

Nëpërmjet fuqisë së Perëndisë, e vërteta,
drejtësia dhe dashuria kanëpër të mbizotëruar
Nga përshëndetja në veprimtarinë “Oborri i jobesimtarëve”
e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasit

Më lejoni të ndaj me ju disa prej bindjeve të mia personale.

Ka disa gjëra që ne, si mbartës të kësaj përvoje fetare, mund të bëjmë:

Së bashku ne mund të prezantojmë dimensionin “vertikal” të ekzistencës, duke jetuar në kohë të tilla kur arritjet e kulturës teknologjike, me gjithë theksin e madh të saj në vërtetimin e së vërtetës, kërcënojnë të kufizojnë gjininë njerëzore brenda dimensionit “horizontal” të jetës, ku nuk as thellësi apo gjatësi.

Ne mund të tregojmë se zgjidhja e problemit të së ligës nuk mund të kufizohet vetëm në përmirësimin e shoqërisë nga ana e jashtme, por duhet të përballemi me rrënjën e ekzistencës të së ligës, që qëndron thellë në humnerën e egoizmit njerëzor.

Kultura materialiste, duke kultivuar individua- lizmin, arrogancën dhe lakminë, na ka çuar në një rrugë pa krye. Ne mund t’ua rikujtojmë njerëzve tanë se mënyra për të arritur në ekuilibrin shpirtëror nuk është duke e nënshtruar natyrën tek dëshirat e individit, por duke nënshtruar dëshirat tona individuale, nëpërmjet jetës së tërhequr, asketizmit dhe pastrimit të vetvetes. Shkurtimisht, ne mund të përfaqësojmë njerëz që kanë besimin e tyre në Diçka – apo më mirë te Dikush – që ekziston përtej realitetit tonë tokës dhe të dukshëm. Ne mund t’u ofrojmë atyre eksperiencën e akumulu- ar gjatë shekujve të kërkimit të hyjnores dhe të së shenjtës.

Nga të gjitha propozimet fetare ose filozofike në

lidhje me vlerën dhe të ardhmen e njerëzimit, propozimi më i guximshëm dhe më i mrekullueshëm mbetet ai i Krishterimit. Këmbëngul në mishërimin e Qenies së Epërme, të Perëndisë së dashurisë dhe në progresin e njerëzve drejt “hyjnizimit” me anë të hirit. Ne të kri- shterët deklarojmë se Krishti është “drita e botës; se Trinia e Shenjtë në tërësinë e saj është dritë.

Duke hedhur vështrimin në njerëzit e besimeve të ndryshme ose të atyre që nuk kanë një besim, duke ruajtur simbolizmin e mësipërm të dritës, ne mendojmë se pasuria e re e njohjeve shkencore sa i takon dritës i ka falur më shumë gjerësi simbolizmit të efekteve mahnitëse të dritës shpirtërore në botë. Thërrmija themeltare e dritës, fotoni, zë një vend të veçantë midis thërrmijave të materies dhe të energjisë, që formon botën. Në formën e fotoneve ose të valëve elektromag- netike, drita ekziston dhe vepron edhe në vendet më të skajshme të universit, të cilat as mund t’i rrokim dot me mendjen tonë. Ngjashmërisht, drita hyjnore mund të jetë aktive në raste dhe vende, të cilat mendja njerë- zore as nuk mund t’i mendojë dot.

Si të krishterë ne guxojmë që të shpresojmë. Dhe në këtë fazë të re të historisë globale, në mes të problemeve mbytëse, ne shpallim me guxim: Ka shpresë në përpjekjen e përbashkët për paqe dhe drejtësi. Ka shpresë kur ne këmbëngulim së bashku në detyrimin e solidaritetit midis njerëzve dhe popujve; kur shtojmë përpjekjet tona të përbashkëta në respektimin e plotë të krijesës. Në fund fare, nëpërmjet fuqisë së Perëndisë, e vërteta, drejtësia dhe dashuria kanë për të mbizotëruar.