Nisma e Oborrit
të jobesimtarëve
Nga data 14 deri më 16
nëntor u zhvillua në Tiranë
takimi “Oborri i jobesimtarë-
ve”, struktura e dialogut mes
besimtarëve dhe jobesimta-
rëve, e ngritur nga Këshilli
Papnor i Kulturës.
Me titullin “Në çfarë beson
ai që nuk beson?”, takimet e
ndryshme u mbajtën në she-
shin ngjitur me katedralen e
Shën Palit dhe në Universite-
tet Shtetërore, Evropian dhe
Katolik të Tiranës. Komiteti
organizues i Oborrit të taki-
mit që përbëhet nga Lëvizjet
laike romano-katolike të pra-
nishme në Shqipëri (Lëvizjet
e Fokolarëve dhe Bashkim e
Çlirim, Komunitetet e Shën
Egjidit dhe Taize, Shoqata
Acli-Ipsia). Bashkëpunojnë
në organizim Nunciatura
Apostolike në Shqipëri, Kon-
ferenca Ipeshkvnore e Shqi-
përisë dhe Këshilli Ndërfe-
tar Shqiptar. Takimi i krerëve
të komuniteteve fetare të njo-
hura zyrtarisht në Shqipëri
u bë i mundur falë bashkëpu-
nimit të shkëlqyer me komu-
nitetet në nivelet më të larta
të drejtimit dhe përfaqësimit.
Ky takim u zhvillua me për-
krahjen e Ministrit të Turiz-
mit, Kulturës, Rinisë dhe Spor-
teve, të Kryetarit të Bashki-
së së Tiranës dhe me kontri-
butin e shumë mbështetësve.
Ditën e hënë, më 14 nën-
tor, u bajt takimi me të rinjtë
në sheshin pranë katedrales
romano-katolike. Morën pje-
së besimtarë e jobesimtarë,
duke e çelur dialogun dhe
shkëmbimin me të rinjtë. Më
pas, mbrëmja u zhvillua si një
festë me shprehje artistike të
komuniteteve të ndryshme fe-
tare në Shqipëri, por edhe të
grupeve jobesimtare. Ishin të
pranishëm dhe përfaqësues
të lartë të të gjitha komunite-
teve fetare, mes të cilëve edhe
Kryepiskopi Anastas, i cili
përshëndeti veprimtarinë
dhe një grup të rinjsh ortho-
dhoksë.