EmailFacebookKontakt

Shën Joan Gojarti – 13 Nëntor

Shën Joan Gojarti -13 Nëntor

Ai u lind në Antioki nga prindër të rangjeve të larta në vitin 347. Në besimin e krishterë u soll nga nëna e tij, Anthusa. U pagëzua në vitin 370. U edukua fillimisht nga një mësues pagan, Libani, dhe më pas studioi teologjinë e krishterë nga Diodori i Tarsit. Rreth vitit 375 u bë eremit, por për shkak të shëndetit të keq u kthye sërish në Antioki.

U dorëzua dhjak në vitin 381 nga Shën Meleti i Antiokisë dhe më pas në presviter, në vitin 386, nga epi- skopi Flavian i Antiokisë. Mori famë nga gojëtaria e tij në fjalimet publike. Janë të njohura predikimet e tij mbi pasazhet biblike, si dhe çështje të moralit të krishterë. Ato njihen si “Homeli” për libra të ndryshëm biblikë. Ai ishte shumë i ndjeshëm ndaj nevojave të të var- fërve dhe nxiste dhënien e ndihma- ve për ta. Predikonte shumë. Dë- nonte ashpër abuzimin me pasuri- në. Tendenca e tij e shpjegimit të Shkrimit të Shenjtë ishte për të nxjerrë mësime praktike, duke iu larguar metodës “aleksandrine” për shpjegime teorike. Pra, thekson- te aspektin social të jetës së krishterë.

Një incident në Antioki e vërte- ton famën e tij. Në një protestë në vitin 397, familja perandorake u dë- mtua nga protestuesit dhe priteshin masa të ashpra. Joani predikoi se çdokush duhej të shihte gabimet e veta dhe jo ato të tjetrit. Këtë e ka bërë në 21 predikime rresht gjatë Kreshmëve të Mëdha. Kjo bëri që shumë paganë të vinin në Krisht e perandori të zbutej e të mos hak-

merrej kundër protestuesve në më- nyra të ashpra.

Në vitin 398 u thirr që të bëhet episkop i Konstandipojës, kundër dëshirës së vet. Gjatë kësaj kohe refuzoi të merrte pjesë në dëfrime luksoze dhe kjo bëri të mos shihej me sy të mirë nga të pasurit. Por nga ana tjetër, ai mbeti shumë i afërt me njerëzit e thjeshtë.

Jeta dhe predikimet e tij bënë që perandoresha Aelia Evdhoksia ta shihte si armik, sepse ai shpesh- herë e dënonte luksin në veshjet fe- mërore.

Kjo bëri që shpejt të formohej një aleancë kundër tij dhe në një këshill lokal në vitin 403 ai u dënua me akuzën e rreme për Origjenizëm. U hoq nga detyra dhe u internua. Por, protestat popullore dhe një lëkundje tërmeti që u ndje vetëm në pallatin perandorak, bënë që ai të kthehej sërish.

Shumë shpejt protestoi sërish, sepse një statujë e perandoreshës u ndërtua afër katedrales së Shën Sofisë. Ai foli ashpër kundër saj, duke e krahasuar perandoreshën me Herodian, që u bë shkak për vrasjen e Shën Joan Pagëzorit. Kjo solli internimin në Kaukaz.

Gjatë internimit të dytë, ai shkroi letra, që patën influencë të madhe në Kostandinopojë. Më pas, u ur- dhërua internimi i tij në Pitius (në lindje të Detit të Zi), por fjeti në Zotin gjatë rrugës, më 14 shtator 407. Fjalët e tij të fundit ishin: “Lavdi Perëndisë për të gjitha!” Më 27 janar 438, trupi i tij u kthye në

Konstandinopojë me triumf të madh dhe u varros në Katedralen e Apo- stujve të Shenjtë.

Kryqtarët në vitin 1204 morën lipsanin e tij nga Konstandinopoja

dhe e çuan në Romë, por ai u ri- kthye sërish në Patriarkanën Eku- menike në Kostandinopojë, më 27 nëntor 2004, si një gjest i vullnetit të mirë nga Papa Gjon Pali II.