EmailFacebookKontakt

Meditim

Perëndia tha nëpërmjet profetit : Perëndia i tha profetit: “Ja, pushimi! Jepini pushim të lo- dhurit!” (Is. 28.12)

Jepe këtë prehje, o njeri, dhe nuk do të kesh nevojë për “më fal”. Prehi të pikëlluarit, vizito të sëmurët, kujdesu për të varfrit, edhe kjo është lutje. Dhe të siguroj, miku im, sa herë që një njeri e bën kështu prehjen e Perëndisë, kjo është lutje.

Ji i kujdesshëm miku im: nëse paraqitet para teje diçka e pëlqyeshme për Perëndinë, mos thuaj “është koha për lutje, do të lutem dhe këtë gjë do ta bëj pastaj”. Duke pritur që të përfundosh lutjen, ajo që i ka pëlqyer Perëndisë, tashmë ka fluturuar. Në këtë mënyrë, e ke humbur rastin për të bërë vullnetin dhe dëshirën e Perëndisë. Bëj atë çka i pëlqen Perëndisë. Kjo do të thotë të lutesh (…).

Dëgjo fjalën e apostullit: “sepse po ta gjy- kojmë veten tonë, nuk do të gjykoheshim” (I Kor. 11.31).

Ç’dobi do të ketë lutja e atij që nuk e lehtëson vuajtjen e të afërmit ? A nuk tha vetë Zoti se do të gjykohemi në bazë të veprave tona ? (…)

Këto fjalë që të thashë “Kur bëjmë vullnetin e Perëndisë, kjo është lutje”, më duken me shu- më vlerë. Por kjo nuk do të thotë ta lësh lutjen, as mos iu dorëzo mërzitjes – sipas fjalëve të Zotit. “Lutuni dhe mos u plogështoni”. Rri zgjuar, dëboje larg teje përgjumjen dhe dembelizmin. Ji vigjilent natë e ditë dhe mos iu dorëzo shkurajimit.

Afrat persiani

Përktheu Eleni Pani