EmailFacebookKontakt

Hyrja e Shën Marisë në Tempull

Në festën e Hyrjes së Shën Ma- risë në Tempull, kremtojmë pikë- risht atë ditë kur Shën Maria ishte tre vjeçe dhe prindërit e përkushtu- an në Tempull.

Tradita ka ruajtur ato fjalë të bu- kura me të cilat nëna e saj e bekuar, Ana, ofron fëmijën e saj në Tempu- llin e Perëndisë:

“Shko, bija ime në Tempull që t’i përkushtohesh Atij që të dhuroi tek ne; dhe le të jetë ofer- ta jonë si temjani më erëmirë për emrin e Tij të lavdëruar”.

Siç është e ditur, prindërit e së Tërëshenjtës ishin pa fëmijë dhe e lindën atë pas shumë lutjesh. Pri- ndërit ishin të urtë dhe ajo e tërëdë- lirë. Ishte fryt i urtësisë. Shën Grigor Pallamai shkruan: “Pema që quhet e Tërëshenjta ka rrënjë të shenjta dhe prandaj rriti frytin e veçantë e më të bukur, i cili ishte Krishti”.

Sipas premtimit të Joakimit dhe të Anës ofrohet Maria e vogël tre- vjeçare në tempullin e Perëndisë. Futet në pjesën më të shenjtë të Tempullit të Solomonit që quhet “e shenjta e të shenjtëve”, atje ku hynte vetëm një herë në vit Krye- prifti që kishte radhën e shërbimit. Hyri e Tërëshenjta në Të shenjtat e të shenjtëve, sepse sipas Himno- grafit të Himnit Akathist, vetë ajo ishte “e Shenjtë, më e madhe se shenjtorët…”.

“Cili vend tjetër do të ishte më i përshtatshëm ku të banon- te brenda tij ajo që ishte më e madhe se shenjtorët?”, pyet shën Grigor Pallamai. E Tërëshenjta nuk hyri thjesht në Tempull, por u bë vetë ajo Tempull, ngaqë pranoi Zotin e Qiellit dhe të tokës në barkun e saj virgjëror.

E Tërëshenjta “Perëndidashë- se”, ashtu siç e karakterizon shën Joan Damaskinoi, “lindi Atë që është Tempulli i vetëm dhe i vërtetë”, mbasi në jetën tjetër nuk do të ketë tempuj të tjerë sipas dëshmimit të shën Joan Theolo- gut: “Edhe tempull nuk pashë në

të, sepse tempulli i Atij është Zoti, Perëndia i Gjithëpushtetshëm, dhe Qengji” (Apok. 21.22).

Në barkun e së Përmbishenjtës Hyjlindëse u bë martesa më e çu- ditshme. U bë martesa e Perëndisë me natyrën njerëzore. Fryti i këtij bashkimi është njeriu i ri më Krishtin!

Festa e Hyrjes së Shën Marisë në Tempull na jep një mësim që është i vlefshëm për të gjithë ne që dëshirojmë ta imitojmë atë. E Tërëshenjta u largua nga bota dhe hyri në të shenjtat e të shenjtëve. Të njëjtën gjë duhet të bëjmë dhe ne: Të largohemi nga armiqësia, thashethemet, përgojimi, mendimet

e liga, dyshimi, gjykimi, grindja, vras- ja, zilia, zemërimi, rivaliteti, shthurja, murmuritja, smira, grykësia, krena- ria, mburrja, arroganca, etj., pra të largohemi nga jeta mëkatare e të shkojmë në vendin e sigurt të Hirit të Perëndisë ku ka dashuri, besim, përulësi, bindje, butësi, dhembshuri, paqe, gëzim, durim, vetëkontroll, mirënjohje, mëshirë, etj.

Shkruan shën Joani i Shkallës: “Peshku i shmanget rrjetës, dhe shpirti që i do kënaqësitë i shma- nget shumë qetësisë”.

Shën Joan Gojarti vëren: “Ai që largon krejt urrejtjen, ai ka mu- ndur armikun më të madh të gji- nisë njerëzore”.

Vendi më i sigurt i Hirit të Pe- rëndisë është Tempulli. Shën Maria kishte përvojë të madhe nga Te- mpulli, prandaj e çoi dhe Jisuin 12- vjeçar atje. Qendër e jetës sonë është Tempulli.

Kur shkojmë në kishë, a mendoj- më se shkojmë në Tempullin e Pe- rëndisë së Dhiatës së Re, ku Perë- ndinjeriu ofrohet në misterin e Fa- lënderimit Hyjnor? Që nga momenti që hyjmë në kishë, mendja dhe zemra jonë duhet të jenë të përku- shtuara vetëm te Zoti i Lavdisë, pi- kërisht ashtu siç ndodhte me të Të- rëshenjtën tonë. Kjo është mënyra më e mirë për të nderuar të Tërë- shenjtën.

“Kisha nuk është mure dhe çati, – thotë shën Joan Gojarti, – por besim dhe mënyrë jetese”.

Shën Nikodhim i Malit të Shenj- të shkruan se ne besimtarët kemi nevojë që të shkojmë në kishë, “që të thyejmë urinë tonë atje me trupin e Krishtit. Dhe të shuaj- më etjen tonë me Gjakun jetë- dhënës të Zotit, si dhe me mësim- dhënien e Shkrimit të Shenjtë”.

Është gjithashtu e nevojshme të shkojmë në kishë, “sepse Kisha është Arka. Ashtu si në kohën e përmbytjes të gjithë ata njerëz dhe kafshë që hynë në arkë, shpëtuan… kështu dhe tani të gji- thë ata të krishterë që hyjnë në Kishë shpëtohen nga përmbytja mendore e mëkatit dhe pasio- neve…”.

Le ta imitojmë Shën Marinë duke hyrë në Tempull dhe duke u bërë tempull ku të banojë Zoti.

O e Tërëshenjtë, që hyre në Tempull, “o Tempull i pastër i Shpëtimtarit”, na denjëso dhe ne që të kemi mundësinë të themi him- nin e Kishës sonë: “Duke qëndru- ar në Tempullin e lavdisë sate, mendojmë se qëndrojmë në Qiell, o e Tërëshenjtë”.

Shkëputur nga libri
“Kiriktiki Dhiakonia”

i Protopresviterit dhe Teologut

Emanuel Gavrilaki

Përktheu: Rozeta Baba