15 vjet më parë në Manastirin e Shën Vlashit hapi dyert
Shkolla Teologjike Orthodhokse
Nga Theodor Papapavli
Më 17 tetor, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas kreu Shërbesën e Bekimit (Ajazmës), të Shkollës Theologjike Hieratike në Shën Vlash të Durrësit. Ajo ngrihet pranë ndërtesave të rindër- tuara të Manastirit, të destinuara për murgjit e ardhshëm shqiptarë.
Ndërtesa e Shkollës Theologjike Hieratike ësh-
risë ka Shkollën e vet Theologjike, me të cilën krenohemi të gjithë dhe falënderojmë Fort- lumturinë e Tij, Anastasin për këtë dhuratë të çmuar, fryt i dashurisë së tij ndaj Komunitetit orthodhoks të Shqipërisë
Rëndësia e kësaj shkolle është jashtëzako- nisht e madhe për zhvillimin e arsimit theologjik në Shqipëri. Ajo do të jetë fidanishtja e formimit orthodhoks të klerit të ulët dhe të lartë, fakt me peshë për lulëzimin dhe lartësimin e Kishës Or-
thodhokse Autoqefale të Shqipërisë në nivelet e vendeve të tjera orthodhokse. Ndoshta brezat që do vijnë, kur pasionet e tanishme do mbeten një kujtim i hidhur i së kaluarës, do ta quajnë atë me emrin e Prof. Dr. Anastas Janullatos. Kjo do të ishte shprehja më fisnike e mirënjohjes dhe dëshmi-simbol i miqësisë midis dy popujve fqinjë.
Marrë nga gazeta “Ngjallja”,
nëntor 1996
Më 7 shkurt 1992, Kryepiskopi Anastas hapi një seminar theologjik që do të trajnonte të rinj dhe besimtarë vullnetarë, për të mësuar shërbesat kishtare, duke i përga- titur që të shërbejnë në kisha, duke i dorëzuar dalëngadalë ata në kle- rikë. Klasa e parë e 45 studentëve filloi studimet në një hotel në plazhin e Durrësit, në kushte të vështira, me mungesa të ujit, energjisë elek- trike dhe ngrohjes.
të një kompleks mjedisesh moderne, me një struk- turë bashkëkohore tepër funksionale, e pajisur me të gjitha elementet e nevojshme për zhvilli- min e mësimit dhe studimit, me kushte optimale jetese dhe mjedise çlodhjeje. Për të siguruar zhvi- llimin e pandërprerë të programit mësimor dhe kushtet e jetesës, ndërtesat janë pajisur me gjene- ratorë energjie, sistem ngrohje me kaldajë dhe me sistem furnizimi me ujë të pijshëm nga buri- met lokale, të cilat i sigurojnë autonomi funksio- nimi. Me objektet e tjera që po rindërtohen, shumë shpejt Shën Vlashi do të shndërrohet, përveç se një vend pelegrinazhi, siç ka qenë në shekuj, edhe në një qendër të madhe të orthodhoksisë në Shqipëri, ku mund të organizohen veprimtari fetare-kulturore e artistike, kombëtare e ndërko- mbëtare.
Kështu, pas shumë peripecish në këto pesë vjet, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipë-