EmailFacebookKontakt

SHBA – nënshkruhet marrëveshja për rindërtimin e kishës së Shën Nikollës në Nju Jork

SHBA – nënshkruhet marrëveshja
për rindërtimin e kishës së Shën Nikollës
në Nju Jork

Kryepiskopata e Veriut dhe Jugut të Amerikës njoftoi të premten më
14 tetor për marrëveshjen e arritur me Autoritetet Portuale të Nju Jorkut
për rindërtimin e kishës së Shën Nikollës, e cila u shkatërrua nga shembja
e kullave binjake më 11 shtator 2001.
Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo ftoi Kryepiskopin Dhimitër,
Hierarkët e Sinodit lokal, si dhe këshillin e kishës së Shën Nikollës në
zyrën e tij për të nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen me Autoritetet
Portuale të Nju Jorkut.