Nis viti i ri shkollor 2011-2012
në Akademinë Teologjike
“Ngjallja e Krishtit”
Në datën 3 tetor, Akademia
Teologjike “Ngjallja e Krishtit” nisi
vitin e ri akademik 2011-2012.
Këtë vit u ulën për herë të parë në
bankat e kësaj shkolle 14 studentë
të rinj.
Dita e parë e shkollës nisi me
Shërbesën e Ajazmës, për një fillim
të mbarë të vitit akademik, për për-
parimin intelektual dhe shpirtëror.
Shërbesa lutësore u kryesua nga
drejtori i Akademisë Teologjike,
Hirësia e Tij, Episkopi i Apollonisë,
Nikolla. Në të merrnin pjesë peda-
gogë, studentë dhe punonjës të ad-
ministratës.
Në fjalimin e rastit, Hirësi
Nikolla, pas urimeve të përzemërta
që përcolli për studentët e rinj dhe
për të gjithë pjesëtarët e kësaj Aka-
demie, ndër të tjera theksoi: “Duke
ju përcjellë fjalët e Fort-
lumturisë së Tij, Kryepi-
skopit Anastas ju them
se Akademia Teologji-
ke është nga të paktat
shkolla ku mësohet për
Perëndinë. Jo vetëm
kaq, por më e rëndësish-
mja është se jo vetëm
mësohet, por edhe jeto-
het me Perëndinë. Ve-
çantia e kësaj Akade-
mie është se ndërthuret
dija me jetën shpirtërore, gjë e cila
konsiston në përpjekjen dhe përgje-
gjësinë për të vendosur secili nga
një gur në këtë themel që është
Akademia Teologjike”.
Studimet në këtë Akademi zhvi-
llohen në një cikël mësimdhënieje
prej 4 vitesh, duke iu dhënë mu-
ndësi studentëve të marrin një for
mim sa më të plotë teologjik dhe të
përgatiten për të qenë bashkëpu-
nëtorë në jetën dhe veprimtarinë e
Kishës Orthodhokse.
Akademia Teologjike ka nisur
funksionimin e saj në shkurt të vitit
1992 si Seminar Hieratik-Teologjik,
është institucioni më i lartë arsimor
teologjik në Shqipëri, themeluar
nën përkujdesjen, financimin dhe
mbështetjen e gjithanshme të Krye-
piskopit Anastas.