EmailFacebookKontakt

Fjeti z. Athanas Hobdari

Më 10 tetor 2011 fjeti përgjith- monë më Zotin, në moshën 85-vje- çare Athanas Hobdari. Të afërmit

u ngushëlluan nga Kryepiskopi Anastas, i cili vizitoi shtëpinë e të ndjerit. Shërbesa e përshpirtjes u celebrua nga Episkopi i Krujës, Hirësia e Tij, Andoni, Kryese- kretari i Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipë- risë, Protopresviter Jani Trebicka, ikonom Stavrofor Jovan Koroveshi, ikonom Stavrofor Aleks Ndoni dhe atë Kristo Sharko. Gjatë ceremo- nisë së përmortshme për aktivitetin e të ndjerit foli Kryetari i Shoqatës “Tirana”, z. Arben Tafaj.

Nasi Hobdari ka lindur në Tiranë, më 10 janar 1926, në një familje me tradita në fenë ortho- dhokse. Ai ka qenë një nga nismë- tarët e rihapjes së kishës së Ungji- llëzimit. Qenë kohë të vështira dhe

lipsej guxim e trimëri që të afrohej dikush në kishë.

Ndërsa më 4 mars të vitit 1991 dhjakon Spiro Findiku, Nasi Hob- dari dhe Llazar Pjeshkazini, në ba- shkëpunim me atë Gaqo Pjetri dhe teologun Dhimitër Beduli, rihapën Kishën Katedrale të Ungjillëzimit të Hyjlindëses në Tiranë. Duke vazhduar traditën e familjes, Nasi solli në kishë edhe të birin, i cili punoi që në fillimet e kishës dhe në vijim në punimet restauruese të kambanores.

Nasi fillimisht ka shërbyer si epitrop dhe në vijim që nga data 21 shtator 1992 u emërua nga Këshilli i Kishës sekretar-llogaritar i kishës, detyrë që e vazhdoi deri në vitin 2001. Gjatë gjithë këtyre viteve z.

Nasi Hobdari ka qenë aktiv, dhe pjesëmarrës në veprimtarinë e ki- shës në Tiranë, për të kontribuar së bashku me besimtarët për të realizuar veprën e Kryepiskopit Anastas, atë të ringritjes së Kishës.

Z. Nasi Hobdari ka dhënë disa donacione për kishën e Ungjillë- zimit në Tiranë. Prej tij janë spon- sorizuar edhe disa libra, ndër të cilët mund të përmendim: “Krishterimi në Shqipëri”, “Shënime për ba- shkësinë orthodhokse të Tiranës”, “Ringjallja e Kishës së Ungjillëzimit në Tiranë” etj. Gjithashtu, në kujtim të rihapjes së kishës së Ungjillëzi- mit të Hyjlindëses në Tiranë, z. Hob- dari ka botuar disa artikuj në të përmuajshmen “Ngjallja”.

Llazar Pjeshkazini