EmailFacebookKontakt

Patriarku Ekumenik Vartholome dhe dialogët ndërfetarë

Nga Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë
Shqipërisë, Prof. Dr. fAnastasi

Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik z. Vartholome, si edhe në fusha të tjera të për- gjegjësisë së tij patriarkale, trajtoi çështjen shu- më komplekse të Dialogut midis të krishterëve dhe Dialogut Ndërfetar me mençuri e fuqi prej vizionari.

Kur Perëndia e ftoi të ngjitej në fronin eku- menik, e kishte paraprirë një përgatitje e ja- shtëzakonshme. Ende student, jetoi çeljen e ma- dhe që realizoi Patriarku Athinagora ndaj të krishterëve të Perëndimit. Në vazhdim, me për- kujdesje të madhe, u mor me kuptimin në mënyrë të thellë të botës romanokatolike dhe asaj pro- testante gjatë studimeve pasuniversitare të tij në Romë, Bossey dhe Mynih; dhe më vonë, duke pasur pozita me përgjegjësi në Këshillin Botëror të Kishave. Kjo pjesëmarrje i ofroi një studim tje- tër të shumanshëm në lidhje me problemet e evi- dentuara në lëvizjen ekumenike në vitet 19701980. (Dialogu me njerëzit e bindjeve fetare dhe ideologjive të tjera, luftimi i racizmit, dialogu me fetë e tjera, drejtësia, paqja dhe paprekshmëria e krijesës, luftimi i dhunës etj.)

Në këtë mënyrë, ishte në gjendje jo vetëm të njihte brumosjet dhe kërkimet në nivelin eku- menik, por edhe të shquante rastet dhe mundë- sitë që kishte bota orthodhokse, për të ofruar një dëshmi pozitive në skenën mbarëbotërore. Pa kurrfarë vonese u përkujdes të merrte drejti- min në përpjekjen për dialogun midis të kri- shterëve dhe atë ndërfetar.

Së pari mbështeti pa kurrfarë ngurrimi vazh- dimin e pjesëmarrjes së Patriarkanës Ekumeni- ke dhe të gjitha Kishave Orthodhokse në Organiz- mat ndërkristianë (Këshilli Botëror i Kishave dhe Konferenca Evropiane e Kishave). Njëko- hësisht promovoi dialogë ndërkristianë dypalësh, të orthodhoksëve me romanokatolikët, me angli- kanët, luterianët dhe presbiterianët.

Në mënyrë të veçantë mbështeti Dialogun Ndërfetar, kryesisht atë të krishterë dhe islamik. Organizoi dy konferenca të rëndësishme ndërfe- tare, me pjesëmarrjen e tri feve monoteiste: E para u zhvillua në Kostandinopojë, në shkurt 1994 në bashkëpunim me fondacionin amerikan Appeal of Conscience (Konferenca për Paqen dhe Tolerancën), që hartoi Deklaratën e Bosforit. E dyta u mbajt në Bruksel, në dhjetor 2001, pas sulmit të njohur terrorist të 11 shtatorit, në ba-

shkëpunim me Presidentin e Komisionit Euro- pian Romano Prodi, me temë: “Paqja e Perë- ndisë në botë. Drejt bashkekzistencës dhe ba- shkëpunimit paqësor midis feve monoteiste”. Shumë të rëndësishme ishin edhe një sërë simpoziumesh ekologjike ndërfetare që u organizuan në anijen lundruese me temë “Feja, Shkenca dhe Ambienti”.

Aktiviteti intensiv i Patriarkut Ekumenik në këto fusha është gjerësisht i njohur dhe i lavdë- ruar. Megjithatë nuk munguan kritikat negative, madje edhe shpifjet. Patriarku përballet me sul- me të pabaza, duke pasur sigurinë e brendshme për drejtësinë e rrugës së tij, me kriter të vetëm të vërtetën dhe përkushtimin ndaj traditës së gjallë të Orthodhoksisë. Në të gjitha drejtimet, heterodhokse ose orthodhokse, formulon me- ndimet dhe tezat e tij, me fisnikëri por edhe me forcë: “Nuk është aspak e vërtetë se po tërhiqe- mi drejt një bashkimi të pakushtëzuar të Kisha- ve, as nuk qëndron si i vërtetë fakti se injorojmë

ndryshimet që pengojnë bashkimin”. Nuk resht së theksuari se pjesëmarrja aktive në dialogët midis të krishterëve nuk përbën asnjë lloj rënieje dhe se nuk i tjetërson të vërtetat orthodhokse. Kjo gjë përbën shprehje besnikërie ndaj dëshirës dhe lutjes së Krishtit para Pësimit të Tij për ata që besojnë tek Ai, “që të jenë një” (Joan. 19:21).

Nga ana tjetër, takimet ndërfetare që orga- nizon Patriarkana Ekumenike nuk kanë asnjë lloj predizpozitë e sinkretizmi. Kanë si synim forcimin e paqes mbarëbotërore, kufizimin e fanatizmit fetar, mbrojtjen e krijesës. Patriarku Vartholome shpall të vërtetën orthodhokse, duke lëvizur lirshëm si në ambientet zyrtare të qarqe- ve shtetërore e shkencore, ashtu edhe në ato të njerëzve të thjeshtë. Patriarku Vartholome është “një njeri ekumenik” i ndriçuar, që ndien pulsin, dhimbjen dhe shpresat e njerëzve në çdo vend të globit dhe shërben me dashuri, durim dhe gëzim në Krishtin, duke shfaqur respekt të sinqertë ndaj çdo njeriu.