Takimi i Këshillit Qendror të Konferencës Evropiane të Kishave (CEC-KEK), në Pragë
Me ftesë të Kishës Husite dhe të Këshillit Ekumenik të Repu- blikës së Çekisë, u mbajt takimi vje- tor i Këshillit Qendror të CEC-KEK nga 21-24 shtator 2011.
Ky takim kishte si pika kryesore raportet e përgatitura nga Komisio- net përkatëse të CEC, prezantimin e ecurisë së punës së Grupit të Punës, si edhe diskutimet mbi
përgatitjet e Asamblesë Kush- tetuese, e cila është planifikuar të mbahet në vitin 2013. Njëkohësisht u paraqit edhe një raport nga Fi- nanca e CEC, si edhe prioritetet e punës për vitin 2012.
Anëtarët e Presidencës dhe të Këshillit Qendror në një seancë të veçantë përshëndetën Sekretarin e Përgjithshëm (me kohë të pjes-
shme) Atë Viorel Ionita, i cili del në pension dhe largohet nga CEC pas një shërbimi shumëvjeçar me shumë devotshmëri në këtë orga- nizatë. Struktura e Sekretarit të Për- gjithshëm do të shikohet me shumë prioritet nga Presidenca e CEC në takimin e ardhshëm të Këshillit, në janar 2012.
Në një deklaratë publike Kë-
shilli Qendror i inkurajoi Kishat anëtare në CEC të bënin më të dukshëm me anë të shërbimeve të tyre minoritetet Rome, si edhe të mund të prishen muret midis ko- muniteteve të vogla dhe të mëdha.
Në një letër drejtuar Patriarkut Irine, Këshilli Qendror shprehu hapur se po punon për solidaritetin e komuniteteve orthodhokse dhe të tjerave në Evropën Juglindore, si edhe përpiqet të promovojë dialogun me Kishat anëtare të CEC në atë zonë.
Në darkën e datës 22 shtator Këshilli pati privilegjin të takohej me përfaqësuesit e Kishave në Republi-kën e Çekisë. Ky takim u përfshi në një diskutim shumë frytdhënës, i cili u pasua më pas edhe me një banket të financuar nga Kishat.
Takimi tjetër i Këshillit Qendror të CEC do të mbahet më 24-25 janar 2012 në Gjenevë.
Sonila Dedja Rëmbeci