EmailFacebookKontakt

Duke iu referuar disa fotove krahasuese për kishën e Manastirit të Zvërnecit

Duke iu referuar disa fotove krahasuese
për kishën e Manastirit të Zvërnecit
Megjithëse për këtë ndërhyrje restauruese
në këtë kishë kemi folur shpesh si në artikuj
ashtu edhe në tema të ndryshme mbledhjesh,
shpeshherë ndeshim në pretendime në disa raste
nga njerëz pranë kishës, nga vizitorë, por edhe
nga ndonjë punonjës i paaftë i monumenteve të
kulturës, që në këtë kishë nuk janë bërë ndërti-
me restauruese. Për këtë iu referova më mirë
faktit që njerëzit ndikohen më shumë nga fotot
se sa nga shpjegimet teknike profesionale. Në
këtë ilustrim janë tri foto të kishës së manastirit.
E para tregon kishën e manastirit pas ndërhyrje-
ve restauruese nga monumentet e kulturës në
vitet 80. E dyta tregon gjendjen e saj në vitin
1999 para ndërhyrjeve restauruese dhe e treta
tregon pamjen e saj mbas përfundimit të ndër-
hyrjeve. Për këtë mendoj se pamjet flasin shu-
më qartë. Çdo njeri i interesuar për informacio-
net më të detajuara është i mirëpritur të vijë
pranë Zyrës së Trashëgimisë Kulturore pranë
Kishës Orthodhokse.
Dua të shtoj se recent për projektin e ndër-
hyrjeve restauruese në këtë kishë ka qenë prof.
dr. Aleksandër Meksi, duke shqyrtuar të gjithë
projektin e propozuar të restaurimit. Së bashku
me Këshillin Kombëtar të Restaurimit kanë
bërë disa vërejtje, të cilat më vonë u reflektuan
në projekt dhe më pas në zbatim. Më poshtë
po japim disa datime të ndërtimit të kësaj kishe.
Sipas studimit të kryer nga prof. dr. A. Meksi
në revistën “Monumente”, 1975 Nr. 10, ajo da-
tohet e shekullit XIII – XIV, ku si bazë merret
trajtimi i fasadave në arkada, si dhe në bazë të
analogjisë ku kjo kishë përafron me kishën e
Shën Kollit në Kurjan të Fierit.
Në Simpoziumin “2000 vjet Krishterim”,
sipas prof. dr. P. Vocotopoullos kisha është e
shekullit të X-të. Këto mendime janë bazuar te
Krautheimez, i cili thotë se këto rrjedhin nga
muzetë.
Në mbishkrimin në gur te porta kryesore e
hajatit jepet viti i ndërtimit të tij që është 1884.
Ky ndërtim është i fazës së dytë të ndërtimit ku
përfshihen hajati, narteksi dhe kambaneria.
Gentian Stratobërdha
Arkitekt Restaurator