EmailFacebookKontakt

U rihap Mensa e të varfërve

Më 11 tetor 2011 u rihap në të njëjtin vend, në
rrugën “Qemal Stafa” mensa në ndihmë të personave
më nevojtarë “Shoqëria e dashurisë”. Zyra e grave e
Kishës mori përsipër ta vazhdojë këtë aktivitet në
bashkëpunim me një grup vullnetarësh.
Ajo funksionon çdo të martë e të enjte, në orën 1100.
Fillimisht do të hanë drekë 40 persona të moshës së
tretë, të vetmuar dhe me aftësi të kufizuara. Shpen-
zimet do të mbulohen nga Kryepiskopi Anastas dhe
nga kontributet që ftohet të japë komuniteti besimtar i
Kishës.
Ftojmë të gjithë ata që duan të kontribuojnë me të
holla, ushqime etj., apo që duan të shërbejnë vullne-
tarisht, t’i bashkohen këtij misioni fisnik.
R. Shqevi

U rihap Mensae të varfërve