EmailFacebookKontakt

Komisioni për Dialogun Anglikano-Orthodhoks u mblodh në Shqipëri

Nga 16-22 shtator, në Manastirin e Ri të Shën Vlashit, pranë Durrësit, zhvilloipunimet Komi- sioni për Dialogun Anglikano- Orthodhoks. Eshtë hera e parë që ky Komision mblidhet në vendin tonë, me ftesë të Kryepi- skopit të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasit. Miqve iu krijuan kushte komode, për të pasur një punë sa më të fryt- shme për të cilat u kujdes drej- tori i Akademisë Teologjike, Hirësia e Tij Nikolla.

Të dielën, 18 shtator, miqtë nga Kishat Orthodhokse dhe Anglikane morën pjesë në Liturgjinë Hyjnore, në Kishën “UngjillëzimiiHyjlindëses”, në Tiranë. Disa nga Hierarkët or- thodhoksë bashkëcelebruan me Hirësinë e Tij Andonin. Predikimin e rastit e mbajti Episkopi Kalistos (Ware), nga Britania, Patriarkana Ekumenike, teolog i njohur botërisht dhe bashkë- kryetar i këtij Komisioni.

Midis dy Kishave ka pasur marrëdhënie miqësore që prej 4 shekujsh, por ky dialog teologjik i drejtpërdrejtë ka nisur që nga viti 1972. Rrjedhojë kanë qenë tre raporte të përbashkëta, të cilat u janë drejtuar të dy kisha- ve. Tani ka nisur një fazë e re e dialogut, në të cilën po diskutohet për natyrën e qenies njerëzore.

Kisha Orthodhokse u përfa- qësua në takim nga Mitropoliti Kalistos, Patriarkana Ekumeni- ke; Mitropoliti Serafim i Zim- babves, Patriarkana e Aleksa- ndrisë; Mitropoliti Nifon i Tër- govishtes, Patriarkana e Ru- manisë, Episkopi Ilia, Kisha e Shqipërisë, si dhe nga teologë e klerikë nga Kishat e Qipros, Ru- sisë, Serbisë, Greqisë, Polonisë. Bashkëkryetari Anglikan i ko- misionit ishte episkopi Roger Heft, nga Australia.