EmailFacebookKontakt

“Më tërhoqi drejt besimit lutja Orthodhokse, bukuria e Liturgjisë Hyjnore”

Intervistë me Mitropolitin Kalistos (Ware) të Diokleas, Kryetar i Komisionit të Dialogut Anglikano-Orthodhoks,
që mbajti mbledhjen e tij të fundit në Shqipëri

– Së pari, diçka të shkurtër se si u afruat me Orthodhoksinë, pasi ju vini nga një familje anglikane?

– Quhem Mitropoliti Kalistos i Diokleas. Jam anglez nga origjina dhe jam rritur në Kishën Anglikane. E njoha Kishën Orthodhokse që kur isha 17 vjeç, duke shkuar në Kishën Ruse në Lo- ndër. Gjëja kryesore që më tërhoqi drejt Ortho- dhoksisë ishte lutja Orthodhokse, bukuria e Liturgjisë Hyjnore. U bëra orthodhoks kur isha 23 vjeç dhe 7 vjet më vonë u dorëzova prift.

Shumicën e jetës sime e kam harxhuar duke u mësuar studentëve etërit grekë dhe teologjinë orthodhokse në Universitetin e Oksfordit.

– Ju jeni kryetari i komisionit mbi Dialogun Orthodhokso-anglikan, si nisi ai dhe per- spektivat?

– Ka pasur marrëdhënie miqësore midis dy Kishave prej më shumë se 350 vjet, që në she- kullin XVII, por dialogu aktual ka nisur në vitin 1973. Që atëherë janë hartuar 3 raporte për marrëdhëniet midis dy kishave. Më i rëndësi- shmi i tyre u hartua më 2006 dhe u quajt “Kisha e Perëndisë Trinitar”. Ishte i gjithi mbi teologjinë e Kishës, marrëdhëniet e saj në Trininë e Shenjtë, midis Kishës dhe celebrimit të Eukaristisë. Që nga ai vit kemi nisur një fazë të re në këtë dialog. Tashmë po diskutojmë mbi natyrën e personit njerëzor. Ne po shikojmë aspektin se qenia njerëzore është kryer në imazhin dhe pëlqimin e Perëndisë. Kjo do të thotë se ka një lidhje esenciale midis njeriut dhe Perëndisë dhe se nuk mund të kuptojmë qenien njerëzore pa lidhjen me Krishtin dhe Trininë e Shenjtë.

Tani po shqyrtojmë disa nga rrjedhojat në veprimtarinë baritore. Po diskutojmë edhe mbi përgjegjësinë e qenies njerëzore për natyrën e Botës. Cilat janë lidhjet midis qenies njerëzore dhe botës materiale. Ka gjëra që kanë ecur jo në rrugën e duhur sa i përket përgjegjësisë nje- rëzore për botën rreth nesh.

Në vitet e ardhshme shpresojmë të shqyrtoj- më aspekte të tjera të kuptimit të qenies njerë- zore. P.sh. çështjet e bioetikës, që kanë të bëjnë me lindjen, me eksperimentet që po bëhen në shumë vende perëndimore me embrionet. Me ato që përfshin inxhinieria biologjike apo klonimi. Të gjitha këto po bëhen tani të mundshme dhe kanë një ndikim të ndjeshëm lidhur me atë çka kuptojmë me qenie njerëzore. Mendoj gjithashtu se do të preken çështje si eutanazia. Nëse ne të krishterët duam t’u përgjigjemi në mënyrë të vendosur, duhet të bazohemi në një teologji të fuqishme të qenies njerëzore.

Ne do vazhdojmë të diskutojmë për to në mbledhjet e ardhshme. Kuptimi i njeriut nga ana jonë mund të mos jetë shumë i ndryshëm nga ai i anglikanëve, pasi të dyja palët përballen me sfidat e një shoqërie të sekularizuar, të cilave duhet të dimë t’u përgjigjemi.

– Kësaj here takimi zhvillohet në Shqipëri. Çfarë e bëri të mundur këtë dhe përshtypjet tuaja?

– Çdo vit ne kemi një takim të dialogut tonë. Në të marrin pjesë 10-15 përfaqësues nga secili krah. Mikpritja alternohet midis të dy Kishave. Këtë vit ne jemi shumë të lumtur që jemi këtu në Shqipëri, si miq të Kishës Orthodhokse dhe i jemi shumë mirënjohës Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, i cili na ftoi.

Për mua është hera e parë që vizitoj vendin tuaj, kontakti im i parë me Kishën Orthodhoske të Shqipërisë. Sigurisht, unë kisha lexuar rreth historisë, për kohën e Perandorisë Otomane dhe ruajtjen e traditave të fuqishme. Kisha lexuar edhe për vitet e komunizmit kur Kisha Ortho- dhokse, si gjithë komunitet e tjera fetare, ishte eliminuar… Kur erdhi Kryepiskopi Anastas më 1991 pothuaj nuk kishte mbetur asgjë dhe ai punoi fuqishëm për ringjalljen e saj. Kemi parë shumë nga arritjet dhe të dielën isha për Litur- gjinë Hyjnore në kishën e Tiranës dhe kisha nde- rin të celebroja. U preka kur pashë se kisha ishte plot me njerëz dhe shumë vinin për kungim. Kishte edhe shumë të rinj e fëmijë. Unë u luta që Kisha e Shqipërisë të rritet gjithnjë e më fort në të ardhmen.

-Ju jeni një episkop i mirënjohur në gjithë botën Orthodhokse dhe më gjerë, por i për-

kisni veçanërisht botës Perëndimore. Si e shihni perspektivën e besimit Orthodhoks në këto vende?

-Po flas për Britaninë e Madhe, që e njoh më mirë. Në këtë moment Kisha Orthodhokse vazhdon të rritet. Ne vazhdojmë të hapim kisha të reja, të krijojmë enori të reja. Nga një kënd- vështrim ne po zgjerohemi, por, problemi ynë më i madh baritor është të mbajmë afër kishës të rinjtë, të mos humbasim rininë tonë. Dhe kjo është e vështirë, sepse Britania e Madhe sot ka një shoqëri shumë të sekularizuar. Fëmijët e familjeve orthodhokse shikojnë se shumica e shokëve të tyre të shkollës nuk shkojnë në kishë. Ata mund të kenë vështirësi kur nisen e rriten për këtë. Kjo është sfida jonë e madhe baritore të vazhdojmë të mbajmë një besim të gjallë mes të rinjve tanë. Ndoshta një nga nevojat më të mëdha të orthodhoksëve, jo vetëm në Britani, por në gjithë botën, është të kemi një unitet dhe më të fortë mes nesh. Sot ne në Britani kemi dioqeza nga Kisha Greke, Ruse, Rumune, e Anti- okisë (deri tani nuk kemi një shqiptare). Ne kemi gjithë këto grupe të organizuara mbi baza ko- mbëtare. Kjo është e kuptueshme, se kur ortho- dhoksët vijnë nga vendet e tyre në Perëndim, kisha është një lidhje me vendlindjen. Por, në të njëjtën kohë na duhet një unitet edhe më i ngu- shtë mes të gjithë orthodhoksëve.

Për herë të parë në vitin e shkuar ne ngritëm në Britani një asamble me gjithë peshkopët orthodhoksë. Kjo është një nevojë e madhe për orthodhoksët, jo vetëm në Britani, por në gjithë botën Perëndimore, që njëkohësisht me ruajtjen e traditave kombëtare, të kemi një unitet midis gjithë orthodhoksëve.

-Faleminderit!