Orthodhoksët e
Shqipërisë, kujtojnë
gjithnjë me ndjenja mi-
rënjohjeje, iniciativën
historike të Tërëshe-
njtërisë së Tij, Patri-
arkut Ekumenik. z.
Vartholome, në vitet
1991-92, për ringri-
tjen e Kishës Ortho-
dhokse Autoqefale të
Shqipërisë, si dhe për
mbështetjen e tij të
vazhdueshme në për-
pjekjet e riformimit të
saj.
Me rastin e për-
vjetorit të njëzetë të
fronëzimit të tij në
Fronin Ekumenik,
lutemi që fryma e Shpirtit të Shenjtë të drejtojë
vazhdimisht mendimet dhe vendimet e tij dhe të
fuqizojë pareshtur veprimet dhe përpjekjet e tij për
unitetin dhe zhvillimin e Kishave Orthodhokse
dhe rrezatimin e Orthodhoksisë në botën bashkë-
kohore.