EmailFacebookKontakt

Elbasan, zbulohet mozaiku paleokristian

Në qytetin e Elbasanit ka nisur puna për zbulimin e mozaikut dhe bazilikës së Bezistanit. Aktualisht një grup arkeologësh janë përqendruar në gërmimet pranë kishës, ku sërish janë zbuluar fragmente mozaiku. Ndërsa grupi tjetër është duke punuar për të riparuar dhe konservuar pikturat murale të dëmtuara rëndë gjatë dy viteve të fundit, për shkak të mosruajtjes dhe lënies pas dore të mozaikut. Pikturat murale në mozaikun e Elbasanit cilësohen unike në llojin e tyre dhe janë të vetmet e ndoshta nga më të rrallat në Ballkan. Ato do të dërgohen në Tiranë, do të riparohen dhe më pas do të sillen sërish në Elbasan, kur bazilika të jetë zbuluar tërësisht dhe kur mozaiku të jetë mbuluar.

Gjatë ditëve të para të gërmimit nuk kanë munguar edhe surprizat. Kështu arkeologët kanë zbuluar një

pjesë tjetër të mozaikut, më lart se i pari, objekte paleokristiane, elemente dekorative, qeramikë të periudhës paleokristiane etj. Sipas tyre, zbulimi i plotë do të prezantojë para vizitorëve një kompleks unikal, një bazilikë me të gjitha elementet e saj. Elemente të madhështisë së saj janë dekoracionet e mozaikut, të cilat përmbajnë 18 ngjyra të gurëve prej qelqi, kra- hasuar me 10 të tillë që ka ajo e Durrësit.

Bazilika i përket shekullit të 6-të në periudhën paleokristiane dhe aty mendohet se shtrihej një lagje e pasur romako-bizantine. Zbulimi i bazilikës është pjesë e projektit për rregullimin e qendrës historike të Elbasanit. Paralelisht ka nisur puna edhe për rindërti- min e vijës Egnatia, që kalon në mes të lagjes Kala.

F. S.