Lindja e Hyjlindëses Mari, u festua me plot ma- dhështi e gëzim në qytetin e Elbasanit, në kishën e Shën Athanasit, sepse kisha me të njëjtin emër në la- gjen Kala ende mbahet peng nga një person i vetëshpa- llur klerik.
Në kishën e Shën Athanasit, gjatë meshës së mbaj- tur nga atë Gjergji, dhjetëra besimtarë me përulësi e besim, përjetuan çaste të bukura në këtë ditë të shënuar. Fëmijë me borzilokë në duar drejtoheshin tek ikonat e Shën Marisë dhe Jisu Krishtit. Gratë besimtare e nikoqire si Fona, Vasilika, Iljana, Landa, Sofia dhe Kostandina, gatuan meshën e kësaj dite të shenjtë. Në fund të Liturgjisë servirën për të gjithë besimtarët petullat dhe shalqinin sipas një tradite të vjetër.
Besimtarët u larguan me gëzimin e festës në shpirt, por edhe me trishtimin që sjell pamundësia për të fe- stuar siç ka qenë tradita shekullore në kishën historike
të Hyjlindëses, në lagjen Kala, kujtime e dhimbje për të gjithë ata që e kanë frekuentuar më parë.
Pavlina Dedja