Kodikë të Shqipërisë në ekspozitën “Shkëlqimi i Bizantit.
Dorëshkrimet greke të dekoruara të Ballkanit”
Një vend tepër të veçantë ndër evenimentet e organizuara në kuadrin e Kongresit të 22-të Ndërkombëtar të Studimeve Bizantine zë edhe ekspozita me titull “Shkëlqimi i Bizantit. Dorë- shkrimet greke të dekoruara të Ballkanit”. Ek- spozita u çel në mjediset e Galerisë së Arteve të Huaja në Sofje, më 22 gusht, me fillimin e punimeve të Kongresit dhe do të qëndrojë e hapur deri më 30 shtator 2011.
Qëllimi i ekspozitës ishte prezantimi i dorë- shkrimeve të periudhave nga shek. i VI-të deri në shek. e XVIII-të. Kjo periudhë e konsiderueshme kronologjike lejon, nga njëra anë, vëzhgimin e evoluimit estetik të kodikëve përgjatë shekujve, fenomen që lidhet ngushtë me porositësit e kodikëve dhe destinacionin funksional të tyre, si p.sh., nëse janë përdorur për nevojat e përdit- shme fetare apo për lutjen liturgjike të shtresës së lartë shoqërore të kohës. Nga ana tjetër, brenda këtij rrugëtimi shumëshekullor arrihet të kuptohet dhe të shpjegohet jetëgjatësia e tyre vërtet e jashtëzakonshme. Përzgjedhja e biblio- tekave dhe institucioneve, ku ruhen kodikët, ki- shte si synim prezantimin e studiuesve dhe të publikut me koleksionet pak të njohura të ve- ndeve ballkanike. Kjo gjë do t’u lejojë studiuesve të ardhshëm të plotësojnë njohuritë e tyre mbi kodikët grekë të dekoruar jo vetëm në qendrat kopjuese të Konstandinopojës, por edhe në ato të vendeve të tjera të Bizantit.
Kjo ekspozitë mirëpriti dorëshkrimet më të veçanta dhe më përfaqësuese të periudhës bizantine dhe pasbizantine. Studiuesve nga e gji- thë bota, por edhe publikut të gjerë iu paraqitën 115 kodikë-libra mesjetarë nga 13 biblioteka dhe institucione të Ballkanit. Ndër këta 86 kodikë vijnë për t’u ekspozuar nga biblioteka dhe institucione të Bullgarisë: 57 kodikë nga Qendra e Studimeve Sllavo-Bizantine “Ivan Dujeev”, 13 kodikë nga Biblioteka Kombëtare “Shën Kirilli dhe Shën Metodi”, 12 kodikë nga Instituti Kishtar i Historisë dhe Arkivimit, 2 kodikë nga Akademia e Shkencave e Bullgarisë dhe 2 ko- dikë nga Biblioteka Kombëtare “Ivan Vazov” e Plovdiv-it. Vendet e tjera ballkanike u përfaqë- suan me 29 kodikë, prej të cilëve 12 vinin nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturo- re dhe Muzeu Kombëtar në Ohër, 14 kodikë nga Arkivi Qendror Shtetëror në Tiranë dhe 3 kodikë nga manastiri Kalenic, Serbi, nga Biblioteka Kombëtare në Beograd dhe nga Muzeu i Kishës Ortodokse në Serbi.
Një vend të rëndësishëm dhe mbizotërues midis eksponateve të paraqitura në ekspozitë zunë 14 kodikë të periudhave nga shek. VI-XIV të Fondit 488 të Arkivit Qendror të Shtetit në Tiranë. Mes kodikëve u paraqit dhe nga 1 fragment prej kodikëve më të famshëm të purpurt që ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror, në
Tiranë. I pari, Kodiku i Purpurt i Beratit nr. 1, i njohur me emrin Purpureus Beratinus Codex O apo Beratinus 1, i shek. të VI-të, që përmban ungjijtë e Mateut dhe të Markut, është, krahas kodikut Vaticanus (Vat. gr. 1209) dhe kodikut Sinaiticus (Add. Ms. 43725 i Bibliote- kës Britanike), një nga më të rëndësishmit në botë. Kodiku i dytë është Katërungjillëshi i Beratit, i njohur si Codex Aureus Anthimi ose Beratinus 2; teksti është i shkruar, sipas shkrimit germëvogël (minuscule), me ngjyrë ari, në per- gamenë ngjyrë blu-vjollcë të purpurt. Sivëllai i Beratinus 2 ndodhet në Bibliotekën Kombëtare të Rusisë, në Shën Petersburg, me emrin Cod gr 53. Katër miniaturat e Beratinus 2 janë pikturuar në ar dhe janë të pashembullta në artin e deko- rimit të kodikëve të purpurt të shek. të IX-X-të. Nuk është rastësi që këta dy kodikë janë bërë pjesë e regjistrit të “Kujtesës Botërore” të UNESCO-s.
Edhe pse ka tërhequr tashmë këtu e 140 vjet të shkuara vëmendjen e studiuesve, kolek- sioni i kodikëve të Shqipërisë mbeti për arsye tashmë të njohura më pak i njohur në Ballkan dhe më gjerë, pavarësisht se është një nga kolek-
sionet më tërheqëse. Interesi për këtë koleksion fillon në vitet ’60 të shek. të XIX-të, kur mitropo- liti i Beratit, Anthim Aleksudhi, përmend në bo- timin e tij me titull “Përshkrim i shkurtër histo- rik i Mitropolisë së Beratit dhe i vendeve që ndodhen nën varësinë e saj shpirtërore… ” disa nga kodikët e vjetër që ndodheshin në bibliotekën e Mitropolisë së Beratit, mes të cilëve edhe kodikët e purpurt Beratinus 1 dhe Beratinus 2, të përshkruar më pas nga P. Batiffol. Midis viteve ‘60 dhe ‘80 të shek. të XX-të, koleksioni i kodikëve është pasuruar me dorëshkrime të kishave të ndryshme, bibliotekave të mitropolive dhe të manastireve të Kishës Orthodhokse Auto- qefale të Shqipërisë, siç është rasti i Kodikëve të Korçës nr. 92 dhe 93, të shek. të X-të, të hyrë në Arkivin Qendror Shtetëror pas viteve 1980.
14 kodikët e dekoruar të Fondit 488 të Arkivit Qendror Shtetëror të prezantuar në ekspozitën “Shkëlqimi i Bizantit. Dorëshkrimet greke të dekoruara të Ballkanit”, tërhoqën vëmendjen e studiuesve nga e gjithë bota, të pranishëm në punimet e Kongresit të 22-të Ndërkombëtar të Studimeve Bizantine. Të dhënat shumë të vlefshme të këtyre kodikëve, kryesisht nga ana e dekorimeve, i bënë këta kodikë të veçonin nga sivëllezërit e tyre të tjerë, duke krijuat tek studiuesit një ide të qartë mbi thesaret e jashtë- zakonshme që përfaqësojnë kodikët e ruajtur në Arkivin Qendror Shtetëror, në Tiranë. Përveç dy kodikëve Beratinus 1 dhe 2, në ekspozitë spi- katën edhe dy kodikët e Korçës nr. 92 dhe 93. Ata ngjallën një interes të madh për shkak të dekorimit të tyre të veçantë. Nëpërmjet këtyre dorëshkrimeve, mund të përftohet një ide më e plotë e artit të librit të dekoruar në kohën e Dina- (vijon në faqen 8)
Kodikë të Shqipërisë në ekspozitën “Shkëlqimi i Bizantit.
Dorëshkrimet greke të dekoruara të Ballkanit”
(vijon nga faqja 7) stisë Maqedonase. Në kuadrin e pasurimit të njohurive mbi librin e dekoruar bizantin, ciklet madhështore të 10 miniaturave të Kodikut të Vlorës nr. 10 (shek. XIV-XV) çelin shtigje të reja mbi artin e Rilindjes Paleologe. Siç edhe mund të kuptohet do të ishte e pamundur, të krijohej një pamje e plotë e evolucionit të librit bizantin, pa një studim të detajuar të koleksionit të kodikëve të Shqipërisë.
Kodikët e Shqipërisë u gjykuan të ishin pjesë e kësaj ekspozite mjaft të rëndësishme gjatë vizitave të bashkë-presidentes së Kongresit të 22-të Ndërkombëtar të Studimeve Bizantine, prof. Aksinia Dzurova, në Arkivin Qendror Shte- tëror dhe falë vizionit të Drejtores së Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, znj. Nevila Nika, për të informuar botën shkencore mbi koleksio- nin pak të njohur të kodikëve bizantinë dhe pasbizantinë që ruhen në Fondin 488 të AQSh-së. Pas disa vizitash në AQSh, prof. Aksinia Dzuro- va ka përmbledhur vëzhgimet e para mbi dekorimin e dorëshkrimeve në botimin dyvëllimësh shkencor me titull “Manuscrits grecs enlumines des Archives Nationales de Tirana (VIe – XIVe siecles)” (Dorëshkrime në greqisht, të deko- ruara, të Arkivit Qendror Shtetëror të Tiranës (shek. VI-XIV-të)”), pjesë e përgatitjeve të vetë autores për Kongresin e 22-të Ndërkombëtar të Studimeve Bizantine. Në shërbim të ekspozi- tës qarkulloi edhe Katalogu i ekspozitës, i botuar nga prof. Aksinia Dzurova. Dorëshkrimet janë grupuar në katalog, sipas përmbajtjes së tyre dhe rrjedhës kronologjike. Gjatë përshkrimit të dorëshkrimeve, autorja është udhëhequr nga qëllimi i ekspozitës për të treguar lindjen dhe
zhvillimin e stileve kryesore dekorative në librin bizantin dhe në variacionet e tij.
Me përjashtim të një volumi të kodikut Bera- tinus 1, të paraqitur në vitin 2000 në ekspozitën e organizuar nga Biblioteka Apostolike e Vati-
kanit me titull “I Vangeli dei Popoli”, dorëshkri- met e tjera bëhen për herë të parë të njohura botërisht, duke u ekspozuar jashtë territorit të Shqipërisë në një nga evenimentet më të rë- ndësishme shkencore në rang botëror.
Andi Andrea Rëmbeci
Lektor i Historisë dhe Paleografisë Bizantine në Departamentin e Historisë të Universitetit të Tiranës.