Kampi për familjet
Korrik 2011
Në datat 21-27 korrik, në Manastirin e Hir- shëm të Shën Vlashit u zhvillua kampi më i veçantë i organizuar ndonjëherë, vetë kampi për familjet orthodhokse.
Kampi përfshinte rreth 14 familje nga zona te ndryshme të vendit.
Ndërsa stafi organizator i këtij kampi ishte një skuadër prej 12 personash, të ardhur nga Ki- sha Orthodhokse e Amerikës. Drejtues të kësaj skuadre ishin Shannon dhe Panajotis Sakella- riou, – koordinator në departamentin e martesës dhe familjes së kësaj kishe.
Programi i kampit ishte mjaft i veçantë, me një program të larmishëm për fëmijët dhe një tjetër program për çiftet.
Ditët e kampit ishin të mbushura me momen- te për adhurim, takime në grup të madh me çif- tet, takime në grupe të vogla, mësim këngësh të krishtera, lojëra së bashku dhe vizita në vende të ndryshme historike, si në Ardenicë, Krujë, Durrës etj.
Takimet në grupe të mëdha dhe grupe të vogla ishin një kohë shumë e vlefshme dhe e pëlqyeshme nga të gjithë pjesëmarrësit. Disa prej temave që u mbajtën në grup të madh ishin: “Kisha e familjes”, “
Gjithashtu fëmijët kishin mundësi të përjeto- nin një program mjaft të gjallë, me mësime të krishtera, punëdore, lojëra dhe mësim këngësh të krishtera.
Kampi i familjeve ishte një përjetim shumë i bukur për të gjitha familjet pjesëmarrëse.
Ditët në Manastirin e Shën Vlashit, brenda programit të përgatitur posaçërisht për këto familje ishin
ditë çlodhjeje,
adhurimi së bashku,
ndarje përvoje,
rritjeje në besim,
kohë cilësore me familjen,
argëtim,
njohje me familje të tjera të krishtera,
frymëzim
dhe më e rëndësishmja forcimi i komunitetit tonë të krishterë orthodhoks.
Korresp. i “Ngjallja”