EmailFacebookKontakt

Pa këto është e pamundur të shpëtohemi

Pa këto është e pamundur të shpëtohemi….

Në predikimet e Shën Kozmait ndihet fryma e thirrjes për pendim, për kthim në besimin e drejtë orthodhoks dhe ruajtjen nga herezitë e ndryshme. Si zgjidhje për këtë ai shikonte finan- cimin dhe ndërtimin e shkollave dhe me fondet e mbledhura prej të pasurve ndërtoi dhjetëra të tilla. Ai thellohej edhe në dogmat e sakta ortho- dhokse. Ja sa me thjeshtësi e shpjegon ai doktri- nën triadologjike: “Perëndia i Tërëmirë dhe i Shumëmëshirshëm, vëllezërit e mi, është një; dhe kush thotë se ekzistojnë shumë Perëndi, është djall. Është dhe Trini: Ati, Biri dhe Shpirti

i Shenjtë; një Lavdi, një Mbretëri, një Perëndi! Perëndia i Tërëmirë dhe i Shumëmëshirshëm, vëllezërit e mi, ka emra të shumtë dhe të ndry- shëm. Quhet Dritë, Jetë, Ngjallje. Por emri i Tij kryesor është Dashuri. Dhe ne, pra, nëse duam ta quajmë Perëndinë tonë Atë, duhet të kemi dy dashuri, dashuri për Perëndinë dhe dashuri për të afërmin. Ashtu si dallëndyshja ka nevojë për dy krahë që të fluturojë, kështu edhe neve na duhen dy dashuri, dhe pa këto është e pa- mundur të shpëtohemi”.