EmailFacebookKontakt

Në Manastirin e Ardenicës – U kremtua me solemnitet Lindja e Hyjlindëses

Në Manastirin e Ardenicës

U kremtua me solemnitet Lindja e Hyjlindëses

Kremtimi i festave më kryesore të Vitit Li- turgjik nuk kishte se si të fillonte ndryshe, veçse me kremtimin e Lindjes së të Tërëshenjtës, Hyj- lindëses Mari, më 8 Shtator. Lindja e saj përbën një nga pikënisjet e shpëtimit të gjinisë njerëzore duke qenë kështu, një nga stacionet më kryesore të vitit liturgjik.

Madhështia e kësaj feste, u ndërthur dhe u njësua aq bukur me atmosferën kataniktike që të ofron vetë Manastiri i Hirshëm i Lindjes së Hyjlindëses në Ardenicë të Lushnjës.

Shpresëtarë nga zonat përreth manastirit, si edhe nga qytete të ndryshme të vendit, u mblo- dhën për të marrë pjesë në agripninë që do të kryhej me rastin e këtij panairi të veçantë. Agrip- nia, e cila filloi rreth orës 21 të datës 7 shtator, u kryesua nga Mitropoliti i Beratit, Hirësia e Tij Ignati. Kremtimi filloi me Shërbesën e Pasdarkës së Vogël, për të vazhduar më pas me shërbesat e Mbrëmësores, si dhe të Mëngjesores. Ato u kurorëzuan me Liturgjinë Hyjnore, e cila u krye në kishën e dytë të manastirit, dedikuar Trinisë së Shenjtë.

Me po të njëjtën atmosferë festive të nesër- men, në kishën qendrore të Lindjes së Hyjlindë- ses, u krye përsëri Liturgjia Hyjnore e drejtuar nga Imzot Ignati. Në fund të Liturgjisë së Shenj- të u lexua predikimi i ditës, ku Hirësia e Tij, theksoi:

“Asnjë grua në botë nuk u denjësua me një nder kaq të madh sa e Tërëshenjta, Virgjëresha Mari, që u bë nëna e Perëndisë në tokë. Prandaj, brezat e besimtarëve, lumërojnë të Tërëshenjtën Hyjlindëse, ashtu si edhe ajo e tha në mënyrë profetike: “sepse ja, që tani e tutje gjithë bre- zat do të më lumërojnë” (Lluk. 1, 48). Dhe shpirti i çdo të krishteri kthehet gjithmonë, me guximin dhe besimin e fëmijës, te e Tërëshenjta, sepse ajo është nëna dhe në personin e saj të Tërëshenjtë çdo besimtar shikon nënën e tij;

atë që i dha gji, që e mbajti në duart e saj, që e mbrojti dhe e ngrohu në prehrin e saj. Së Tërë- shenjtës, nënës Mari Virgjëreshë i përket çdo mall dhe dashuri, çdo nder dhe respekt, nga të gjithë ne.

Lindja e Hyjlindëses “i dha gëzim gjithë botës”, sepse nga ajo “do të lindte dielli i drej- tësisë”. Nga vlerësimi i rëndësisë, mbas lindjes së Krishtit, vjen lindja e Hyjlindëses. Pa Hyjli- ndësen, njerëzimi do të përballej gjithashtu me dallgët, në oqeanet e pasigurisë dhe të kaosit. Hyjlindësja ofroi qashtërsinë e saj, përulësinë e saj, besën e saj te Krishti dhe kështu erdhi Krishti në tokë. Pa këto do të ishte e pamundur të trupë- zohej Hyjnia. Nuk mundte të lindte brenda ego- izmit, pabesisë dhe pandershmërisë. Biri i Pe- rëndisë, që të lindet, donte tempullin më të qashtër dhe të gjallë të së Tërëshenjtës. E Për- mbishenjta Hyjlindëse është fryt i lutjes të Hyj- prindërve të shenjtë, Joakimit dhe Anës, të cilët

janë të denjë për t’u lumëruar dhe kujtuar në çdo Shërbesë dhe Meshë Hyjnore, të cilat mba- rojnë me ndërmjetimet e “Hyjprindërve të Shenjtë dhe të Drejtë, Joakimit dhe Anës”. Është fëmijë i martesës, që të bekojë martesën dhe familjen. Hyjlindësja Mari është fëmijë, që të mbrojë fëmijët dhe të rinjtë. Është e Virgjër, që të përbëjë mburrjen e virgjërisë dhe murin mbrojtës të virgjëreshave. Është nënë, që të mbulojë me dhembshuri gjithë botën.

E Përmbishenjtë Hyjlindëse! Ty të kemi, në tokë, mburojë dhe përkrahje. Ty të kemi në qiell ndërmjetëse dhe shpresë përkrah fronit të Jisuit dhe Perëndisë tënd. Ndërmjeto për botën tënde! Ndërmjeto për rininë tënde! Ndërmjeto për fë- mijët! Ndërmjeto për të pikëlluarit! Dhuroju durim dhe shërim të sëmurëve! Ktheji të mash- truarit dhe çliroi nga rrjetat e të ligut. Ndërmjeto për të gjithë, o Hyjlindëse Virgjëreshë!

Joan Qako