Veprimtari e rëndësishme ndërfetare në Manastirin e Shën Vlashit
Komisioni për Dialogun Anglikano-Orthodhoks
mblidhet në Shqipëri
Nga 16-22 shtator, në Manastirin e Ri të Shën Vlashit, pranë Durrësit, zhvilloi punimet Komisioni për Dialogun Anglikano-Orthodhoks. Eshtë hera e parë që ky Komision mblidhet në vendin tonë, me ftesë të Kryepiskopit të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasit. Miqve iu krijuan ku- shte komode, për të pasur një punë sa më të frytshme për të cilat u kujdes drejtori i Akade- misë Teologjike, Hirësia e Tij Nikolla.
Të dielën, 18 shtator, miqtë nga Kishat Ortho- dhokse dhe Anglikane morën pjesë në Liturgjinë Hyjnore, në Kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë. Disa nga Hierarkët orthodhoksë ba- shkëcelebruan me Hirësinë e Tij Andonin. Predikimin e rastit e mbajti Episkopi Kalistos (Ware), nga Britania, Patriarkana Ekumenike, teolog i njo- hur botërisht dhe bashkëkryetar i këtij Komisioni.
Midis dy Kishave ka pasur marrëdhënie mi- qësore që prej 4 shekujsh, por ky dialog teologjik i drejtpërdrejtë ka nisur që nga viti 1972. Rrje- dhojë kanë qenë tre raporte të përbashkëta, të cilat u janë drejtuar të dy kishave. Tani ka nisur një fazë e re e dialogut, në të cilën po diskutohet për natyrën e qenies njerëzore.
Kisha Orthodhokse u përfaqësua në takim nga Mitropoliti Kalistos, Patriarkana Ekumenike; Mitropoliti Serafim i Zimbabves, Patriarkana e Aleksandrisë; Mitropoliti Nifon i Tërgovishtes, Patriarkana e Rumanisë, Episkopi Ilia, Kisha e Shqipërisë, si dhe nga teologë e klerikë nga Kishat e Qipros, Rusisë, Serbisë, Greqisë, Polonisë. Bashkëkryetari Anglikan i komisionit ishte epi- skopi Roger Heft, nga Australia.
Th. Dh.