Ç
do vit më 15 Gusht festojmë
Fjetjen dhe Transferimin e Hyjlindëses, që quhet dhe Pashka e verës. Nëse kujtimi i një shenj- tori përbën shkak gëzimi dhe panairi për gjithë komunitetin e krishterë, Fjetja dhe Transferimi i Hyjlindëses është burim i gëzimit të vërtetë dhe panair i tërëndrit- shëm për gjithë botën orthodhokse.
E Tërëshenjta është Nëna e Krishtit e për rrjedhojë është Në- na e Jetës dhe shkaku i hyjnizi- mit dhe shpëtimit njerëzor. “Në jetën e qiellit shkon, jetën ti linde këtu mbi dhe”. Por duhej dhe ajo, ashtu si gjithë njerëzit, të plotë- sonte “detyrimin e përbashkët”, pra të shijonte gotën e hidhur të vdekjes.
Fjetja e lavdëruar dhe Trans- ferimi i Hyjlindëses na japin shka- kun të theksojmë si vijon:
Së pari. Vdekja nuk është krijim i Perëndisë, por rezultat i mëkatit. Me Ngjalljen e Krishtit, vdekja u shkel dhe u zhduk, e prandaj shpirtrat e të drejtëve “shkojnë” në Parajsë dhe para- shijojnë mbretërinë e Perëndisë deri në Ardhjen e Dytë të Krishtit, kështu që trupat e të vdekurve do të ngjallen, do të jenë shpirtërorë dhe të paprishshëm, dhe do të ba- shkohen secili me shpirtin e tij. Ajo që ne e quajmë vdekje, nuk është gjë tjetër veçse fjetje, dhe meqe- nëse vdekja është një gjumë i madh, kështu dhe gjumi është një vdekje e vogël. Vdekja, në reali- tet, është ndarje e njeriut nga Pe- rëndia, i Cili është burimi i jetës. Ndarja e përkohshme e shpirtit nga trupi bëhet sipas lejimit dhe bamirësisë hyjnore, që të mos bë- het e keqja e pavdekshme. Shpir- ti, që është i pavdekshëm, sepse kështu e do Perëndia, vazhdon
të jetojë, të ketë vetëndërgjegjësim, ndërsa trupi tretet në varr deri në ditën e ngjalljes së përbashkët. Por trupi hyjnor i së Tërëshenjtës, ky trup që mbajti për nëntë muaj dhe i dha qumësht si foshnjë Fjalës Hyj- nore, nuk ishte e mundur ta mbante varri. Tri ditë pas fjetjes së saj, ajo shkoi te Krishti, të Cilin e lindi pa farë. Pra, trupi i saj u ngjall, shpir- tëror dhe i paprishshëm, u bashkua me shpirtin e shenjtë të saj dhe u ngjit në qiejt, që të jetë bashkë me Birin dhe Perëndinë e saj gjithmo- në, në jetë të jetëve.
Në këtë pikë është mirë të thek- sohet fakti se mënyra me të cilën largohen nga jeta e tanishme kalim- tare shenjtorët është me të vërtetë e çuditshme. Kanë paqe të brend- shme dhe gëzim që duket në fy- tyrën e tyre, e cila është e ndrit- shme, e qetë, paqësore, pa ankth dhe tmerr. Dhe presin largimin nga kjo jetë me një dëshirë të tillë, ashtu si dikush që largohet nga atdheu i tij i dashur për shumë vjet dhe sheh se, më në fund, arriti ora e bekuar që të kthehet në vendin të cilin e do kaq shumë.
Së dyti. Në misterin e fundit të jetës së Hyjlindëses, ishin të prani- shëm [patjetër që duhet të ishin] në Fjetjen e saj të lavdëruar, të gji- thë “dëshmimtarët okularë dhe shër- bëtorët e Fjalës”. Pra u paraqitën apostujt dhe hierarkët e shenjtë, si Dionis Aeropagjiti dhe mësuesi i tij, shën Jerotheu, episkopi i parë i Athinës. Gjithashtu, sipas traditës,
e cila jepet në himnologjinë e Ki- shës sonë, apostujt u mblodhën nga të gjitha skajet e botës, në mënyrë të mrekullueshme, që të varrosin trupin e shenjtë të saj; ja si thek- son më konkretisht një lavdërim:
“Anembanë dishepujt, apostujt e
besnikëve,
u përmblodhën sot këtu për
varrimin tënd,
dhe kur të panë që ngriheshe,
përpjetë në qiellin u gëzuan…”
Transferimin e Hyjlindëses, d.m.th. Ngjalljen dhe Ngjitjen e trupit hyjpritës të saj, e sigurojnë shumë Etër të Shenjtë të Kishës sonë, si shën Andrea, episkop i Kretës; Mark Evgjeniku, episkop i Efesit; Grigor Pallamai, episkop i Selanikut; Joan Damaskinoi, Theo- dhor Studiti e të tjerë. Por edhe në himnologjinë e Kishës, ky fakt theksohet dhe psalet në mënyrë festive:
Shkurtorja Ting. Tërth. II
“Zonjën që është e pafjetur
për ndërmjetime,
dhe shpresën tonë të patronditur
për çdo mbrojtje,
varri dhe vdekja s’e zotëruan dot,
se ishte Nënë e Jetës,
dhe përsëri në jetë e çoi Ai
që banoi në gji të virgjër”.
Fjetja e Hyjlindëses ishte e lav- dishme, ashtu siç ishte e lavdishme dhe jeta e saj tokësore. Natyrisht, dhe ajo njohu dhimbjen, sepse dhimbja është e lidhur me jetën e njeriut pas rënies. Nuk ekziston rast
që dikush të mos ndiejë dhimbje në jetën e tij; dhe e Tërëshenjta ndjeu shumë dhimbje kur pa Birin e saj të vuajë dhe t’i nënshtrohet vdekjes së përçmuar sipër kryqit. Sigurisht, këtë ia kishte paralaj- mëruar Shpirti i Shenjtë, nëpërmjet gojës së Hyjpritësit Simeon, ditën e paraqitjes së Krishtit në Tempull: “edhe ty vetë një shpatë do të ta tejshpojë shpirtin” (Lluk. 2.35).
Por ajo që ka rëndësi është se si dikush do t’i përballojë tundi- met, vështirësitë dhe vuajtjet që shkaktojnë hidhërime e dhimbje. Mënyra me të cilën përballohen tundimet ka lidhje me mentali- tetin e secilit dhe me tërë perso- nalitetin e tij. Ndërkohë, sëmu- ndjet, vdekja përbëjnë shenja kryesore të jetës njerëzore; në këto raste është e vështirë të shtiret dikush dhe në këtë mëny- rë zbulohet dhe shfaqet gjendja e tij shpirtërore, d.m.th. kush ësh- të në të vërtetë. E Tërëshenjta përbën për të gjithë besimtarët shembull, mbasi përballoi hidhëri- met dhe dhimbjen me durim të admirueshëm, heshtje dhe lutje.
Për rrjedhojë, problemi në jetën tonë nuk janë hidhërimet, që gjithmonë do të ekzistojnë, por mënyra me të cilën përballohen. Dhe kjo mënyrë duhet të jetë e tillë që të ndihmojë në shmangien e turbullimit dhe dëshpërimit dhe të ruhet paqja e shpirtit, por edhe gëzimi i vërtetë, që është i brend- shëm, shpirtëror dhe fryt i Shpir- tit të Shenjtë. Prandaj, Etërit e Shenjtë bëjnë fjalë për “gëzim-hi- dhërim”. D.m.th. është e mundur që dhe në tundimet më të mëdha, kur dikush ka dhimbje e hidhë- rohet, të ruajë brenda zemrës së vet gëzimin e vërtetë, paqen dhe ngushëllimin. Sipas shën Dhia- dhohut “rruga e mesme midis hidhërimit dhe gëzimit është shpresa (te Perëndia),” që ndih- mon njeriun të jetë i ekuilibruar, në mënyrë që të mos gëzohet jashtë mase, dhe ta kapë kështu krenaria, as të hidhërohet jashtë mase dhe ta pushtojë dëshpërimi me pasoja të paparashikuara.
Hyjlindësja, Nëna e Jetës, le të jetë gjithmonë, dhe veçanërisht në momentet më të vështira të je- tës sonë, streha, fuqia, ndihma dhe ngushëllimi ynë. Amin.
Përgatiti: Rozeta Baba