Më 14 gusht 2011 agjencia bull- gare e lajmeve “FOCUS” rapor- tonte një lajm të madh: “Kodikët e Beratit do të arrijnë në Bullgari!”. Eventi ishte pjesëmarrja në ekspo- zitën “Shkëlqimi i Bizantit”, e cila do të shoqërojë Kongresin XXII Ndërkombëtar të Studimeve Bizantine, që do të mbahet në Sofje nga 22 deri më 27 gusht. Ekspozita do të tregojë 121 kodikë grekë të dekoruar, nga të cilët 86 janë nga Bullgaria dhe 35 nga jashtë vendit, si ato që vijnë nga muzeu “Benaki” në Athinë, nga Instituti për Mbroj- tjen e Monumenteve Kulturore dhe
Muzeu Kombëtar në Ohër (Maqe- doni), Arkivi i Shtetit në Tiranë dhe tri dorëshkrime nga manastiri Ka- lenic, Serbi, nga Libraria Ko- mbëtare në Beograd dhe Muzeu i Kishës Ortodokse Serbe.
Sipas agjencisë bullgare të laj- meve pjesëmarrja e tyre në ekspo- zitën e Sofjes u trajtua në Berat që nga nëntori 2010 dhe se, duke u nisur nga niveli i lartë i ekspozitës, qeveria Bullgare ofroi garanci shtetërore për objektet e ekspo- zitës.
Më 22 qershor 2011, me VKM”ne nr. 446, qeveria shqiptare vendosi
të lejojë pjesëmarrjen dhe ekspozimin e disa dokumenteve origjinale në ekspozitën “Shkëlqimi i Bizantit, dorëshkrime bizantine të dekoruara në Ballkan, shek. VI-XII”, që do të hapet në Sofje të Bullgarisë. Kodi- kët do të qëndrojnë të ekspozuar në datat 22 gusht-25 shtator 2011 dhe rikthimi i tyre në vendruajtjen e përhershme do të bëhet në datën 2 tetor 2011.
Me firmën e Kryeministrit Sali Berisha jepet edhe lista e dokumen- teve origjinale që do të udhëtojnë për në Sofje, listë që nis me Kodi- kun e Purpurt të Beratit nr.1, Ko-
dikun e Beratit nr. 2, 3 dhe 4, 15, 17, 25, 27 dhe disa kodikë të Vlorës dhe të Korçës, që të gjithë të plotë.
Ky do të jetë ekspozimi i dytë jashtë kufijve i Kodikëve. I pari u ekspozua në vitin 2005, kur ata hynë në fondin e “Kujtesës Botë- rore” nga UNESCO, e cila thotë se ato janë unike dhe me vlerë të pa- përsëritshme për botën.
Bullgarët do të shohin atë që pak shqiptarë kanë parë, sepse sipas stu- diuesve, në tre ekspozime, pa njof- time publike, më 1989, 1999 dhe 2002, dhe në kushte të larta sigurie, ata janë shfaqur vetëm pak orë për një publik të zgjedhur. Edhe në ato raste kur është hapur ekspozitë për kodikët e periudhës bizantine dhe pasbizantine, aty janë prezantuar imitimet e tyre.
Një rast i tillë ishte pak kohë më parë në Korçë, kur në galerinë “Guri Madhi” u ekspozuan fotogra- fi dhe materiale të tjera të 54 kodi- këve që ruhen në Arkivin Qendror të Shtetit, si dhe dy imitime të ko- dikëve, “Beratinus 13” dhe “Bera- tinus 23”.
Ndërsa në ekspozitën e Dorë- shkrimeve Bizantine dhe Pasbizan- tine, më 3 maj 2010, vetëm në mje- diset e Arkivit të Shtetit, mes 46 kodikëve u ekspozuan edhe dy ko- dikët e njohur, “Beratinus Purpu- reus 1”, “Beratinus Purpureus 2”, pjesë e Regjistrit të Kujtesës Botë- rore të UNESCO-s.
ArbenRrozhani. Marrënga “Shekulli”