Erdhi në korrikun e 91-shit. Një engjëll mbrojtës, një shpëtimtar shpirtrash të vuajtur nën regjimin e egër. Erdhi me demokracinë e një vendi të shkatërruar nga kultet fetare, e një populli të kthyer ateist.
Erdhi me krahët e një pëllumbi në aeroportin shqiptar, i pritur nga klerikë e besimtarë.
Lule të freskëta për të u përgati- tën. Me përulësi e shumë dashuri u prit në kishën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses Mari, e kthyer në një magazinë që nuk kishte asnjë gjurmë të fesë. U mblodhën dhe ata së bashku me lot gëzimi dhe thirrjes “Krishti u Ngjall!” iu përgjigjën: “Vërtet u Ngjall!” U ngjall në të gjithë Shqipërinë, në të gjitha ato
kisha që ishin kthyer në magazina e stalla e shumë të tjera që ishin shkatërruar plotësisht.
Krishti u ngjall si para vitit të tmerrshëm të 67-ës në zemrat, në shtëpitë e çdo besimtari. U ngritën me radhë kishat, shkollat, klinikat e kjo, falë atij engjëlli mbrojtës që punoi e punon pa reshtur për 20 vjet me radhë. Në Liturgjinë e së shtu- nës ai kujton ditët e netët e vështira, por me një përkushtim të madh për t’ia sjellë besimtarëve Krishtin brenda në familje, në qytetet e fshatrat më të largët.
Në 20-vjetorin e një pune të madhe, pas Liturgjisë Hyjnore, u drejtuam në Katedralen e madhe ku mundi e sakrifica e tij bëri të
mundur ndërtimin e saj. Sa gëzim, lot në shumë sy, lot gëzimi që u arrit ndërtimi i kësaj Katedraleje madhë- shtore me kishë, paraklis, zyra, bi- bliotekë, sallë mbledhjesh – të gjitha falë kujdesit e mundësive të krijuara nga Kryepiskopi Anastas.
Pavlina Dedja