EmailFacebookKontakt

Fëmijët e këtij shekulli

Fëmijët e këtij shekulli u ngjaj- në farave të grurit që ranë në sitën e kësaj bote. Më pas ato u shpër- ndanë mes ëndrrave të marra të kësaj bote dhe janë gërshetuar në kryengritjen e vazhduar të përkuj- desjeve tokësore, të dëshirave dhe të labirintit të ideve materialiste. Forcat e errëta i turbullojnë shpir- trat me shqetësime të përditshme duke shigjetuar tërë gjindjen nje- rëzore mëkatare. Që prej rënies, kur Adami e shkeli porosinë hyjnore duke iu nënshtruar kështu pushtetit të së keqes, kjo mori pushtet mbi tërë gjininë njerëzore. Me mendime të turbullta dhe tunduese, ai i vendos në konflikt të vazhdueshëm bijtë e këtij shekulli në arenën e kësaj bote. Sa më shumë trazohet fara e gru- rit në sitën duke e hedhur vazhdi- misht lart dhe që më pas të bjerë, aq më shumë princi i errësirave i pushton njerëzit me merakun për gjëra tokësore, duke i acaruar, duke iu futur ankth, duke i nxitur të strehohen në mendime të kota, në dëshira të papastra, duke i lidhur me gjëra tokësore dhe të botës, të

Fëmijët e këtij shekulli

cilat e helmojnë tërë gjininë njerë- zore që doli nga Adami. Zoti u tha apostujve: “Satani ka kërkuar t’ju shoshë ashtu siç shoshet gruri. Por unë jam lutur për ty që besimi yt të mos mpaket” (Lluk. 22.31,32). Kështu fjala që Krijuesi i tha qartë Kainit “Ti do të endesh dhe do të jesh endacak mbi tokë” (Gjen. 4.12) shërben mistikisht si prototip për të gjithë mëkatarët. Pasardhja e Adamit e ka përdhosur gjithashtu porosinë dhe u bë mëkatare dhe si pasojë mori të njëjtën fjali. Njerëzit janë të turbulluar nga mendime të paqëndrueshme frike, kllapie, nga çdo lloj konfuzioni, dëshira, këna- qësi të shumëllojshme. Princi i kësaj bote turbullon çdo shpirt që nuk ka lindur nga Perëndia. Si kok- rrat e grurit hidhen në sitë, kështu hidhen edhe mendimet e njeriut duke vënë në lëvizje tërë botën dhe duke e tërhequr me tundime të turpshme, në dëshira mishore, në frikë dhe turbullime.

Nga Shën Makari i Madh Ligjërata 5:1,2