METAMORFOZA ZOTIT TONË JISU KRISHT
Cili është kuptimi i Metamor- fozës së Krishtit? Për t’iu afruar dritës së Metamorfozës, fillimisht duhet të përpiqemi të ngjitemi në Thavorin tonë, i cili është vendi i zemrës së çliruar nga pasionet. Nëse Shpirti i Shenjtë na shndë- rron, dhe bën që të lindë e të jetojë tek ne Krishti, atëherë duhet t’i bëj- më vend brenda nesh duke u pas- truar nga gjithçka që na e pengon rrezatimin e Dashurisë Hyjnore. Le të kujtojmë fjalët që na tha shën Pahomi, shek. i 4-t: “Në pastërtinë e zemrës së tij, njeriu shikon Pe- rëndinë e padukshëm si në një pasqyrë”. “Metamorfoza e brend- shme”, nënvizon patriarku Vartho- lome, “kërkon një ndryshim radikal, ose në gjuhën teologjike do të tho- shim, pendim… Nuk mund të shndë- rrohemi nëse jemi të njollosur, gjë që bie në kundërshtim me meta- morfozën, nëse ende nuk e kemi kuptuar se çfarë e shtrembëron zemrën njerëzore”.
Lidhja mes Metamorfozës dhe Kryqëzimit theksohet edhe në Ko- ntaqin e festës: “Përmbi malin ndë- rrove fytyrën, dhe nxënësit e tu panë lavdinë tënde sa mundën, o Krisht Perëndi, që kur të të shi- kojnë të kryqëzohesh ta kuptoj- në pësimin si vullnetar…”. Në momentin e Kryqëzimit, dishepujt duhet të kujtoheshin për theofaninë në Thavor dhe të kuptonin se edhe Golgothaja është gjithashtu një Theofani. Metamorfoza dhe Pësi- mi përmblidhen në të njëjtën fjalë, në fjalën Ngjallje. Gjithçka mund të pësojë transformimin, por kjo bë- het e mundur përmes kryqit. Lavdi dhe vuajtje, thënë ndryshe, zbrazje dhe sakrificë në kryq nga njëra anë, dhe gëzim i madh i Shpërfytyrimit dhe Ngjallja nga ana tjetër, ecin së bashku: për ne të krishterët është e qartë: jemi bashkë me Krishtin në lavdinë në majën e malit, jemi me të në Gjethsemani dhe në Golgotha. Nga shpresa që kemi buron si- guria e madhe se Shpërfytyrimi të çon në Kryq dhe Kryqi në Ngjallje.
Kur e lexojmë Ungjillin, shikoj- më se kjo ngjarje ka tre çaste që na ndihmojnë: në fillim ngjitja, d.m.th. asketizmi, pastrimi i zem- rës, lufta kundër pasioneve; më pas çlodhja, soditja e pranisë së Perë-
ndisë, kungimi ynë me Të; dhe së fundi, zbritja, jeta jonë e përdit- shme, kthimi në rutinën e ditëve. I gjithë ky zinxhir përbën indin e vetë ekzistencës sonë.
Por cila ishte drita që rrezatonte Krishti mbi mal? Sipas Etërve, ishte dëftimi i lavdisë së Atit. “Drita e paafrueshme dhe e paperëndue- shme që shkëlqeu në malin Tha- vor… është energji hyjnore. Si e tillë, ajo është drita unike e Trinisë së Shenjtë”, shkruan arkimandrit Sofroni Sakharov. Mbi malin Tha- vor, Krishti, drita para diellit, zbulon mistikisht ikonën e Trinisë. Megji- thatë, lavdia e Metamorfozës është veçanërisht kristologjike. Drita e pakrijuar që vetëtinte nga Zoti Jisu e zbulon atë si “Perëndi të vërtetë prej Perëndie të vërtetë…, të ba- shkësubstancshëm me Atin”, sipas vargut të Besores. Për këtë shën Joan Damaskinoi tha: “Krishti u shpërfytyrua duke u treguar dishe- pujve të tij ai që ishte, duke iu hapur sytë”. Ndërsa shën Andrea i Kre- tës shton: “Nuk është se Krishti shkëlqeu më shumë dhe u lavdërua
më tepër në atë çast. Ai mbeti ai që ishte më përpara”. Sipas Pol Ev- dhokimov, “tregimi ungjillor nuk flet për shpërfytyrimin e Zotit, por për atë të apostujve”, gjë që e theksoj- në edhe Etërit e Kishës. Duhet të saktësojmë se “nuk kishte këmbim vendesh të natyrës njerëzore dhe asaj hyjnore të Krishtit, por një rre- zatim të hyjnisë në njerishmërinë e Krishtit, e cila na përfshin të gji- thëve – me të kungohemi përmes mistereve të shenjta, saktëson teo- logu Olivier Klement. Bëhet fjalë për natyrë njerëzore të hyjnizuar dhe hyjnizuese, dhe hyjnizimi nuk nën- kupton një zmbrapsje të njerëzores dhe zëvendësim me hyjnoren, por pikërisht një transformim, një për- mbushje, një plotësi të hyjnores: natyra njerëzore e Krishtit u depër- tua, u shndërrua, nga lavdia që e mbushi Shpirti i Shenjtë; është një soma pnevmatikon, “trup i shpir- tërizuar”, siç thotë shën Pavli, d.m.th. një trup të cilin e ka depërtuar Shpir- ti i Shenjtë, jeta dhe zjarri hyjnor.
Krishti nuk ndryshoi në atë çast, përkundrazi, apostujt panë sa mu-
Edhe pas gjashtë ditësh Jisui merr me vete Pjetrin dhe Ja- kovin dhe Joanin, vëllanë e tij, dhe i ngjit mbi një mal të lartë veçan. Edhe ndërroi fytyrën përpara tyre; dhe fytyra e tij ndriti porsi dielli, dhe rrobat e atij u bënë të bardha porsi drita. Edhe ja tek iu dukën atyre Moisiu dhe Ilia duke folur ba- shkë me të. Edhe Pjetri u për- gjigj e i tha Jisuit: Zot, mirë është të jemi ne këtu. Nëse do, le të bëjmë këtu tri tenda, një për ty dhe një për Moisiun e një për Ilian. Edhe ndërsa ai ishte duke folur, ja tek i mbuloi ata një re e ndritshme; dhe ja një zë nga reja tek thoshte: Ky është biri im i dashur, që e pël- qeva. Atë dëgjoni. Edhe nxënë- sit kur dëgjuan, ranë përmbys, dhe u frikësuan fort. Po Jisui erdhi pranë e i zuri dhe tha: Ngrihuni, e mos u frikësoni. Edhe kur ata ngritën sytë, nuk panë asnjë, përveçse Jisuin vetëm.
Edhe tek zbritnin nga mali, Jisui i porositi, duke thënë: Mos i thoni asnjeriu se ç’patë, deri sa të ngjallet i Biri i njeriut prej së vdekurish.
Matth. 17: 1-9
ndën ashtu si ai është në realitetin e tij më të thellë, me qëllim që të mësojnë domethënien e vërtetë të Kryqit. Ashtu si apostujt, edhe për ne është e mundur të shikojmë Perë- ndinë, me shqisat tona të transfor- muara nga Shpirti i Shenjtë.
Shën Simeoni Theologu i Ri thotë: “Nuk flasim për gjëra që s’i njohim, por për atë që na është bërë e njohur japim dëshmi. Sepse drita shkëlqen tashmë në errësirë, në natë e në ditë, në zemra e në frymë. Kjo dritë pa perëndim, pa ndryshim, na shkëlqen; ajo flet, ajo vepron, ajo jeton dhe gjallëron, ajo i shndërron në dritë ata që i shkë- lqen. Perëndia është dritë dhe ata që janë bërë të denjë për ta parë, e shikojnë si dritë; ata që e morën, e morën si dritë. Pasi drita e lavdisë së Tij shfaq që më përpara Fytyrën e Tij dhe është e pamundur që të shfaqet ndryshe, veçse në dritë. Ata që nuk e kanë marrë këtë dritë, ende nuk e kanë marrë hirin, sepse duke marrë hirin, marrim dritën hyjnore dhe Perëndia…”.
Përgatiti: Eleni Pani