EmailFacebookKontakt

Udhëtim në kampet e vajzave

Me thirrjen e Krishtit “Eja pas meje”, filloi përjetimi më i bukur për vajzat pjesëmarrëse në kampin veror “Bariu i Mirë”, në Manastirin e hijshëm të Shën Joan Vladimirit, pranë Elbasanit. Për të trembëdhje- tin vit, ky manastir i hirshëm mblo- dhi 220 vajza pjesëmarrëse nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Tirana, Durrësi, Elbasani, Vlora, Berati, Gjirokastra, Korça, Fieri, Lushnja etj., si dhe rreth 50 vajza drejtuese të programeve dhe akti- viteteve të kampit, studente të Aka- demisë Theologjike, të reja nga gru- pe të ndryshme rinore etj. Programi i kampit u zhvillua nga data 30 qershor – 4 gusht 2011, me tri turne nga 10 ditë. Turni i parë moshat 10-12 vjeç, turni i dytë 13-15 vjeç dhe turni i tretë 16-25 vjeç.

Të gjitha vajzat udhëtuan së ba- shku në përjetimin e besimit ortho- dhoks, nëpërmjet lutjes së përdit- shme në fillim e mbarim të ditës, takimit në grupe të vogla me temë: “Mësoj për Perëndinë”, pjesëmarr- jes në mistere të ndryshme si Litur- gjia Hyjnore, Rrëfimi i Shenjtë, dhe Pagëzimi. Shërbesat kishtare kry- heshin nga atë Viktor Bërdufi, prifti i kampit të vajzave, prej të cilit u pagëzuan edhe 23 vajza, të cilat iu shtuan anëtarëve të Kishës sonë.

Me interes të veçantë në pro-

gramin e kampit ishin temat e mbaj- tuara nga Imzot Ignati, Hirësi Nikolla, Hirësi Andoni dhe Motër Rakela. Temat e trajtuara në to ishin: “Zoti është bariu im”, “I lu- mur është njeriu, besimi i të cilit është Zoti, “Ki frikë nga Zoti dhe gëzohu me dridhma” dhe “Të ecësh pas Krishtit është vendim për gjithë jetën”. Këto biseda rritën më tepër njohuritë mbi besimin tonë dhe hapën vizione të reja në udhëtimin drejt Zotit.

Meditimet e mbrëmjes, koha e qetë vetëm me Perëndinë në fillim të ditës, shpjegimet e drejtueseve mbi tema të ndryshme të jetës shpir- tërore, jetët e shenjtorëve që mban- te secili grup ndihmuan gjithashtu në udhëtimin 10-ditor të vajzave pjesëmarrëse.

Pjesë e pandarë e programit ishin dhe aktivitetet e tjera që lidhe- shin me probleme dhe çështje të ndryshme të jetës së përditshme. “Miku i librit”, paraqitja dhe dis- kutimi mbi tema sociale si: aborti, lidhjet e parakohshme, koha për t’u përgatitur për të ardhmen, face- book-u, televizori dhe orët e kalua- ra me të, si të zgjedhim një shoqëri që ndërton, misioni në familjet tona, alkooli etj. Nevoja për të mësuar dhe për t’u ndërgjegjësuar për këto (vijon në faqen 4)

Udhëtim në kampet
e vajzave

(vijon nga faqja 3) çështje, qëndrimi që duhet të mbajmë, si dhe mësimi që na jep Kisha jonë ishin rëndësia e këtyre aktiviteteve.

Aktivitete të tjera krijuese dhe argëtuese, si punime dore, lojëra e konkurse sportive, drama e skeçe të ndryshme me tematika të shumëlloj- shme ndihmuan vajzat pjesëmarrëse në forcimin e komunitetit përgjatë ditëve të kampit, i cili ofronte çdo ditë e më tepër bukurinë e përjetimit të besimit të krishterë orthodhoks.

Mënyra e të jetuarit të jetës së krishterë në kamp është një model për t’u ndjekur gjatë gjithë jetës, prandaj dhe vajzat pjesëmarrëse si çdo vit edhe sivjet u pajisën me materiale të ndry- shme që do të ndihmojnë udhëtimin e tyre gjatë vitit në vazhdim. Shkrimi i Shenjtë, Libri i lutjes, jetët e disa shenjtorëve, librat “Ne besojmë” e “Kisha rritet”, që ndihmojnë në rritjen e njohurive mbi besimin etj., ishin disa nga materialet në dosjen e përgatitur për vajzat pjesëmarrëse. Këngë e himne të ndryshme gjallëronin çdo ditë atmosferën e kampit. Dhurata më e madhe që mund të të bëjë dikush, është të të ofrojë te Zoti. Kjo është dhurata më e çmuar që Kisha jonë nën drejtimin e kryebariut të saj, Imzot Anastasit e bën të mundur çdo vit për qindra të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria.

Ana Baba