EmailFacebookKontakt

Vizitë me mesazhe të shumëfishta optimizmi – U krye shenjtërimi i dy kishave të reja në Mitropolinë e Gjirokastrës

Vizitë me mesazhe të shumëfishta optimizmi
U KRYE SHENJTËRIMII DY KISHAVE TË REJA
NË MITROPOLINË E GJIROKASTRËS

Gëzim të veçantë, por edhe optimizëm i dha gjithë grigjës së Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës vizita disaditore e Kryepi- skopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqi- përisë, Anastasit. Vizita u krye brenda atmo- sferës së veçantë shpirtërore që krijohet nga e kremtja e Fjetjes së të Tërëshenjtës Mari (nuk është aspak e rastit që në ndërgjegjen e popullit kjo e kremte konsiderohet si Pashka e verës) dhe Kryepiskopi kreu diçka që e

Të Dielën, 14 gusht, vigjilje e Fjetjes së të Tërëshenjtës Mari, Livadhjaja, ndër fshatrat kryesorë të Vurgut, ishte e veshur me një atmo- sferë festive. Dhjetëra besimtarë nga kjo enori, që u ngrit vitet e fundit dhe nga fshatrat përreth erdhën të marrin pjesë në këtë gëzim të veçantë. Menjëherë pas Orthrit vijoi ceremonia e përuri- mit, një nga akolluthitë më të bukura të Kishës Orthodhokse, por edhe me madhështi dhe the- llësi shpirtërore. Kryepiskopi, së bashku me Mi- tropolitin Dhimitër dhe Episkopin e Apollonisë, Nikolla, kreu shenjtërimin e Tryezës së Shenjtë në këtë kishë që nderohet në kujtim të Shën Kozmait të Etolisë, dhe në vazhdim u krye Litur- gjia Hyjnore. Gjithmonë i shoqëruar nga lutja e përbashkët e dhjetëra besimtarëve, të rinj dhe më të moshuar, në një fshat të largët që ndoshta prej dhjetëra apo mbase qindra vjetësh nuk gë-

bëri akoma më konkret dhe të kapshëm këtë mesazh. Ai kreu Shërbesën e Shenjtërimit për dy kisha, së bashku me Mitropolitin e Gjiro- kastrës, Dhimitrin dhe Episkopin e Apolloni- së, Nikolla. Janë dy kisha të ndërtuara në këtë zonë me iniciativën, kujdesin e vazhdu- eshëm dhe fondet e siguruara nga Kryepi- skopi: ajo e Shën Harallambit në Sarandë dhë kisha e Shën Kozmait të Etolisë në Li- vadhja.

zonte një madhështi të tillë celebrimi. Ky është sekreti dhe fuqia e Orthodhoksisë.

Kryepiskopi, në predikimin e Tij, veç të tjerash, iu referua nevojës për një pendesë reale, që akoma nuk është realizuar e plotë në gjirin e orthodhoksëve dhe se vetëm përmes saj, duke kuptuar më thellë nevojën për të, secili prej besimtarëve do të përparojë shpirtërisht. Atë- herë do të jenë realizuar kushtet për zhvillim më të mbarë të të gjithë komunitetit.

Kisha e Shën Kozmait të Etolisë, që u ndër- tua nga Kryepiskopi Anastas, u përfundua në vitin 1999 dhe ndodhet në qendër të Livadhjasë. Bëhet fjalë për një kishë të bukur, me sipërfaqe 240m2, që është ndërtuar me gurë dhe sipas teknikës tradicionale të asaj zone. Që me përfu- ndimin e saj, me kujdesin e pandërprerë të Mi- (vijon në faqen 7)

Vizitë me mesazhe të shumëfishta optimizmi

U KRYE SHENJTËRIMII DY KISHAVE TË REJA NË MITROPOLINË E GJIROKASTRËS

(vijon nga faqja 1)
tropolitit Dhimitër, është bërë pa-
jisja e saj me objektet e nevojshme
në brendësi, është rregulluar bukur
ambienti i oborrit etj. Ajo përbën
qendrën shpirtërore dhe adhuruese
të enorisë, ky kryhen shërbesa në
mënyrë të rregullt.
Në shërbesë morën pjesë edhe
autoritete të pushtetit vendor të zo-
nave përreth. Merrte pjesë edhe
sekretari i Komitetit Parlamentar
Ndërorthodhoks, deputeti grek M.
Pandoulas (në këtë organizëm
përfaqësohen 24 parlamente ve-
ndesh orthodhokse ose ku ka prani
të konsiderueshme orthodhoksësh,
nga të 5 kontinentet), si dhe deputeti
V. Dule, që përfaqëson Parlamen­

Të nesërmen, 15 Gusht, të kre-
mten e Fjetjes së të Tërëshenjtës
Mari, ishte një ditë krejt e veçantë
për qytetin e Sarandës. Në kishën
madhështore dhe të bukur të Shën
Harallambit, do të bëhej Shërbesa
e Shenjtërimit, ndaj u mblodhën be-
simtarë, që mbushën kishën dhe
oborrin e saj. Ndihej një atmosferë
e veçantë gëzimi dhe optimizmi, që
e sillte lajmi i bukur i shenjtërimit
të një altari hyjnor. Këtë theksoi
edhe Kryepiskopi Anastas se tani
Kisha e Shën Harallambit nuk ësh-
të thjesht një godinë e bukur, por do
të rrezatojë dhe mbështesë besim-
tarët, klerikë dhe laikë, në lutjen e
tyre me praninë e shenjtorëve, lip-
sanet e të cilëve u vendosën në Trye-
zën e Shenjtë.
Në këtë ditë të veçantë për ko-
munitetin Orthodhoks të qytetit ish-
te i pranishëm edhe Kryetari i Ba-
shkisë z. S. Çipa, deputetë dhe për-
faqësues të politikës dhe shtetit.
Kyepiskopi, në predikimin e tij
iu drejtua besimtarëve duke u nda-
lur në Personin e së Tërëshenjtës
Mari dhe pozicionit të saj në Kishën
Orthodhokse dhe në traditë, por iu
referua edhe historisë së ndërtimit
të kësaj kishe. Në veçanti theksoi
përsëri idenë se një kishë Ortho-
dhokse përbën jo vetëm një qendër
lutjeje dhe adhurimi, por njëherësh
rrezaton në gjithë ambientin sho-
qëror dashurinë, solidaritetin, paqti-
min dhe mirëkuptimin. Në Shqipëri
kjo është kthyer në një realitet të
bukur dhe e përjetojnë veçanërisht
komunitetet lokale, ku ndajnë gëzi-
min e festave të mëdha të krishte-
ra. Gjithashtu, në të gjithë vendin
ndërtimi i kishave të reja Orthodho-
kse ka shtuar elementë arkitekto-
nikë hijeshie në qytete dhe fshatra
dhe ato janë shndërruar në pika
referimi urbanistik.
Pas Liturgjisë Hyjnore pasoi
takimi shpirtëror dhe qerasje në
sallën e takimeve shpirtërore të
kësaj kishe.
Nuk mund të harrohet fakti, se
në vitin 1991 kur Kryepiskopi erdhi
për herë të parë në Sarandë si
Eksark Patriarkal, pikërisht në ditë
të tilla gushti, nuk gjeti asnjë gjurmë
kishe orthodhokse. Menjëherë fi-
lluan përpjekjet për gjetjen dhe bler-
jen e truallit, realizimin e studimeve
dhe projekteve, por edhe për të gje-
tur burimet financiare dhe donacio-
net për ndërtimin e kishës së re.
Duke kapërcyer vështirësi të shu-
mëllojshme, të njohura ose të pa-
njohura, në vitin 2000 përfundoi
ndërtimi i kishës. Që atëherë vazh-
duan përpjekjet për pajisjen nga
brenda dhe zbukurimin e saj. Sot,
kjo kishë shfaqet e bukur dhe ma-
dhështore dhe nën kujdesin e Mi-
tropolitit në të meshohet pa ndër-
prerë, duke mbuluar nevojat shpir-
tërore të komunitetit të shumtë në
numër të këtij qyteti. Për më tepër,
përveç kishës, në katin e parë të
saj funksionon edhe një kopsht, që
pret përditë mbi 40 fëmijë. Gjitha-
shtu është organizuar bukur edhe
ambienti i oborrit, i mbushur me
gjelbërim e lule, që përbën një park
më vete për atë lagje të Sarandës.