Nëse shekuj më parë, Kisha dhe besnikët e saj martirizoheshin me mjete radikale si zjarri, shpata, kamxhiku, heshta, dëshmitë e rre- me etj., sot mjeti që djeg, heshton, mashtron, kamxhikon dhe sulmon në formën më denigruese Kishën
tonë është media. Historikisht, Orthodhoksia në Shqipëri është përndjekur nga elementë të ndry- shëm, të rëndësishëm ose të parë- ndësishëm, të njohur ose të panjo- hur, por në 20 vitet e fundit ajo ka përjetuar një tjetër metodë të rë- ndomtë që përpiqet ta gjunjëzojë dhe ta turpërojë, por që nuk po ia del dot mbanë, pikërisht luftën e hapur që i kanë shpallur mjetet e informimit publik. Si një prej nje- rëzve që jap kontributin tim pro- fesional prej disa vitesh paralelisht në të dyja fushat respektive, edhe në median kishtare edhe në median jokishtare, duke i njohur në thelb qëllimet dhe prirjet e tyre, nuk është herët të arrij në përfundimin se po ndeshem në një përplasjeje mes të vërtetës dhe të pavërtetës, mes interesave madhore dhe interesave meskine, mes mirëbërësve dhe keqdashësve.
Por, sa më fort vepron fryma diabolike e atyre që shpifin publi- kisht për Kishën nëpërmjet këtyre
mjeteve të informimit publik (ga- zeta, revista, televizione, kohët e fundit edhe libra e filma), aq më shumë mrekulli po shohim ne që e duam atë. Madje, ne frymëzohemi kur në pozicionin e besimtarit të thjeshtë, apo edhe të një intelektuali të krishterë orthodhoks, përjetojmë nga afër përndjekjen, duke na u dhënë mundësia të japim dëshminë jo vetëm historike, por edhe mëny- rën e krishterë të përballimit të sul- meve që adresohen ndaj këtij insti- tucioni hyjnor.
Prej vitesh e vitesh me radhë, “lufta e ftohtë” që i ka shpallur Ki- shës media anti-kishtare po bëhet edhe më e fortë, duke u zgjeruar në numra dhe në pacilësi. Ata me- ndojnë dhe shpresojnë se do të bë- hen heronj të atdhetarizmit të flaktë dhe të së vërtetës së mohuar histo- rike!!! Po, kush janë këta njerëz? Ata mendojnë se ne nuk e duam atdheun, nuk e duam dhe e nde- rojmë historinë e tij dhe të ardh- men? Prandaj, sikurse thotë pro-
verbi: “fol, fol, se diçka do mbetet”, ata shpifin e shpifin pa fund, duke harruar se përballen së pari me Zotin dhe jo me “çiliminjtë” e Tij. Këtë term në fakt e kam dëgjuar jo pak herë në zërat e korridoreve të atyre intelektualëve që iu punon më shume mendja, se sa shpirti.
Pohoj se ka edhe nga ata profe- sionistë të medias që na kanë bërë edhe oferta shumë tunduese ne gazetarëve të Kishës, duke na ofru- ar mundësi trajnimi për të mësuar “marifetet e profesionit”, sepse sipas tyre Kisha ka njerëz të paaftë dhe të pamësuar për të bërë “gjëra të mëdha”. Është për të ardhur keq, por më shumë është e nevoj- shme të lutemi ndaj “armikut” tonë 20-vjeçar: Medias, e cila përsërit e përsërit vetveten, duke harruar misionin e saj. Në vend t’iu tregojë njerëzve të thjesht realitetin, përpi- qet t’i tundojë ata me shijen e bitte- rit, i cili të kënaq në sipërfaqe, por në thelb të hidhëron.
Nga Isidor Koti