EmailFacebookKontakt

Patriarku Ekumenik: “Mjaft heshti Halki”

Tërëshenjtëria e Tij, Vartholomeu I priti në selinë e Patriarkanës Sekretaren Amerikane të Shtetit, znj. Hillari Klinton

Më 16 korrik, selinë e Pa- triarkanës Ekumenike në Fanar, e vizitoi shefja e diplomacisë amerikane, znj. Hillari Klinton, e cila ndo- dhej në Stamboll.

Znj. Klinton u prit aty nga Patri- arku Ekumenik Vartholomeu I. Gja- të takimit diskutuan tema të ndry- shme, që shqetësojnë Patriarkanën, siç ishte rifunksionimi i Shkollës Teologjike të Halkit etj.

“Mjaft janë 40 vjetët e heshtjes së Shkollës”, ka thënë Tërëshenj- tëria e Tij. Znj. Klinton përsëriti për-

kushtimin e qeverisë amerikane për çështjen e lirisë fetare dhe shprehu mbështetjen e saj në temat që shqe- tësojnë Patriarkanën. Ajo iu referua gjithashtu edhe veprimtarive dhe iniciativave të tjera të Patriarkut Ekumenik, duke sjellë në mendje edhe titullin jozyrtar si “Patriarku I i Gjelbër”, me të cilin ai përmendet shpesh. Sekretarja e Shtetit përme- ndi gjithashtu edhe dialogun ndër- fetar pas sulmeve të tmerrshme të 11 shtatorit që kishte filluar me nis- mën e Patriarkut Ekumenik në vitin

1994, me takimin e Bosforit si edhe deklaratën e firmosur atëherë, ta- kim që u vazhdua edhe në vitin 2001 në Bruksel. Patriarku Ekumenik foli gjithashtu edhe për hapat po- zitivë të qeverisë se z. Erdogan për kalimin e barrierave të cilat ishin akumuluar përgjatë historisë në veprimtarinë e Patriarkanës Eku- menike. Patriarku falënderoi qeve- rinë amerikane për interesimin e saj të vazhdueshëm për çështjet e Or- thodhoksisë.

Znj. Hillari Klinton u takua me

Patriarkun Ekumenik në prani edhe të Kryepeshkopit të Amerikës, Dhimitrit.

Ky takim ishte i treti midis znj. Hillari Klinton dhe Patriarkut Eku- menik në Fanar. Takimi i parë i tyre ishte bërë në vitin 1996, kur ajo e vizitoi Fanarin me cilësinë e Zonjës së Parë Amerikane së bashku me vajzën e saj.

Takimi i dytë ishte bërë në vitin 1999, kur shoqëronte bashkëshortin e saj Bill Klinton, atëherë President i SHBA-ve.