EmailFacebookKontakt

Duke vajtur në fshatin Agim…

Për Myzeqenë është shkruar shumë: për hambar prodhimi, për djep kulture e arsimi, për manasti- ret dhe kishat e vjetra e të shumta, disa prej të cilave janë dhe monu- mente të trashëgimisë kulturore, për priftërinjtë orthodhokse që pu- nuan për të ruajtur besën etj., etj.

Rrugës për në fshatin Agim, në Myzeqenë e paskodrave, mësuam se atë ditë, më 7 korrik, festohej në kishën e Shën e Dielës në fsha- tin Rungajë. Menduam të shkonim atje, jo vetëm për të marrë pjesë në kremtimet e për të ndezur një qiri, por për të parë edhe kishën. si dhe për të takuar njerëzit që na duheshin. Në fakt kur arritëm atje, pamë se nuk kishte ndërtesë kishe, …pamë një kodrinë, ku sipër saj, në një shesh kishin mbetur si she- një dy qiparisa, …e pra pikërisht këtu në natyrë ishte kryer Liturgjia Hyjnore nga atë Arkile Doko në prani të shumë banorëve, jo vetëm të krishterë por edhe të besimeve të tjera, të cilët vazhdojnë e ndjekin traditën e të parëve të tyre; një fes- të e veçantë, që kremtohej që nga mbrëmja e mëparshme e deri ditën e Shën e Dielës në mesditë. Pra zhvillohej panairi i traditës.

Sipas legjendës thuhet se nën atë kodër, ku edhe sot dallohet se dheu është i hedhur, ka qenë kisha me këtë emër, por që për ta shpë-

tuar atë nga shkatërrimi i pushtuesit turk, besimtarët e mbuluan me dheun e sjellë nga kodrat më larg. Në sheshin e krijuar mbi të ndërtu- an një kishëzë, sa për t’u përkujtuar dita e shenjtores mbrojtëse. Por .edhe kjo kishëzë me kalimin e kohës, gjatë regjimit ateist humbi e sot aty mbetet, bashkë me qipari- sat, vetëm kujtimi i shën e Dielës. Pikërisht, në këtë vend nga ku shpa- loset një peizazh i mrekullueshëm zhvillohet çdo vit Liturgjia Hyjnore në praninë e shumtë të besimtarëve.

Vazhduam rrugën. Në fshatin Agim, me emrin e dikurshëm Çiflik, pothuaj në qendër pamë një kishë të ndërtuar të re; godinë e bukur me një oborr plot lule, para dhe anash, dhe pemë; .e kompletuar me një ikonostas të gdhendur e iko- na të pikturuara… Kremton ditën e Metamorfozës. E pra një kishë e dallueshme, e administruar mirë nga prifti i fshatit atë Ilia Zaka.

Që nga 1997 që u ndërtua kjo kishë, me të ardhurat e mbledhura nga miqtë e Kryepiskopit Anastas, por dhe me kontributet modeste të banorëve të zonës këtu meshohet rregullisht dhe kryhen gjithë shër- besat fetare, po nga ky prift i fshatit. Si psalt ka shërbyer këtu Lon Todri dhe herë-herë edhe grupi i rinisë.

Fshati i ka fillimet e veta që para rreth 200 vjetësh kur këtu u

vendosën 15 familjet e para ortho- dhokse; ndërsa sot fshati ka rreth 280 familje orthodhokse. Është për t’u përmendur, pavarësisht se fsha- ti Çiflik, nuk ka pasur kishë, sepse besimtarët vinin në kishat e tjera përreth tij, ka pasur një prift vendës që përmendet, atë Jani Bushin, i cili meshonte në të gjithë kishat përreth, por sidomos në Libofshë. Po kështu në fshat vinte dikur për shërbesa edhe atë Jorgji Tasho.

Duke biseduar me atë Ilian (Lilin) mëson se familjet e vjetra si: Bushajt, Semat, Dokot, Gremit, Za- kejtë etj. janë edhe sot mbështetësit e besimit të krishterë dhe të kishës. Besimtarë si Spiro Zaka, Zoica e Irakli Gjika, Zoica dhe Olimbi Gre- mi, Uan Meço, Kristina Valle apo Raq Bushi jo vetëm që japin she- mbullin e të krishterit të devotshëm por nuk kursehen në pjesëmarrjen dhe mbarëvajtjen në shërbesat dhe aktivitetet e kishës. Përmendim kë- tu se edhe Mitropolia e Beratit ka organizuar në Agim mjaft aktivitete zonale, sidomos të rinisë, që kanë gjallëruar jetën fetare. Një kontribut të dukshëm për rezultatet e arritura në jetën e komunitetit ortodoks të kësaj zone të Myzeqesë kanë dhë- në dhe priftërinjtë, si: atë Ilia Zaka, atë Arkile Doko, atë Aristir Ziu dhe atë Rafail Rredhi.

Kristofor Beduli