EmailFacebookKontakt

Fjeti Atë Kristaq Qirjo

FJETI ATË KRISTAQ QIRJO

Ai lindi në fshatin Mekat të Vlo- rës, më 10 korrik 1958. Shkollën 8-vjeçare e kreu në fshatin e tij të lindjes, kurse shkollën e mesme në Llakatund. Të gjithë kujtojnë nga ajo kohë përpjekjet, sinqeritetin dhe korrektësinë e tij. Këto cilësi e ka- rakterizuan edhe në kohën kur filloi punë. Pas ndryshimeve që ndodhën në vitet 1990, ai si shumë bashkë- fshatarë të tij emigroi në Greqi, ku punoi për pak kohë. Më pas u kthye në Mekat dhe me ato pak të ardhu- ra që kishte përfituar iu përkushtua blegtorisë. Në saje të punës së pa- lodhur dhe sakrificave arriti të ketë një mirëqenie të kënaqshme. E për këto falënderonte gjithmonë Perë- ndinë. Ai bënte planet e tij, por Pe- rëndia që sheh dhe drejton jetën to- në ka planet e veta…

Perëndia po e përgatiste për gri- gjën e Tij, për të kullotur dhentë e Tij. Dalëngadalë tek atë Kristaqi po merrte formë mendimi se ai duhej t’i përgjigjej thirrjes së Kishës për të shkuar në Akademinë Teologji- ke. Ai shiti gjithçka dhe e dorëzoi veten te Perëndia. Nuk e pati të lehtë për këtë veprim që bëri, por i përballoi me urtësi e durim presio- net që i vinin gjithandej. Me buzën në gaz ai përgjigjej: “Përsëri Perë- ndia do më japë mundësinë që ato që dhashë t’i kem prapë, por tani unë do t’i bindem thirrjes dhe vull- netit të Zotit.”

Në vitin 1995 ai filloi Akademinë Teologjike. I dashur dhe i respek-

tuar nga studentët dhe personeli i shkollës. I përkushtuar për të pasur rezultate sa më të mira në mësime. I qetë e gojëmbël me të gjithë. Në vitin 1998 mbaroi me sukses studi- met aty. Gjatë kohës kur ishte student u interesua dhe punoi shumë që në fshatin e tij kisha e Shën Dhimitrit të ngrihej nga themelet. Duke parë përkushtimin dhe ko- rrektësinë e tij, caktohet për të shër- byer në kampin e të rinjve në Manastirin e Zvërnecit. Edhe këtë spro- vë e kaloi me sukses. Kryepiskopi Anastas, duke vënë re këto cilësi, e thërret dhe e fton për t’i shërbyer

Kishës si dhjakon. Ai pranon dhe në gusht të vitit 1998 u bë dorëzimi në Kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindë- ses” në Tiranë, nga Kryepiskopi Anastas. Caktohet për të shërbyer në kishën e Shën Athanasit në Sele- nicë. Gjatë periudhës afro trevjeça- re që shërbeu në këtë kishë, ai fitoi respektin dhe dashurinë e gjithë be- simtarëve për përkushtimin dhe ko- rrektësinë në shërbesat e kryera, por edhe për këshillat që jepte në bisedat shpirtërore.

Mitropoliti i Beratit Imzot Ignati pa te ky person shërbëtorin e de- votshëm dhe të gatshëm për sakri-

fica, ndaj në prill 2001 e hirotonisi prift, në kishën “Shën Theodhorët” në Vlorë.

Menjëherë filloi të shërbejë pranë grigjës së tij në fshatrat Me- kat e Beshisht. Ishte dhe këmbë- ngulja e tij që të rindërtohej kisha e vjetër, e cila ishte shkatërruar plo- tësisht. Filloi punimet për ndërtimin e kishës së Metamorfozës në fsha- tin Beshisht, duke kontribuar edhe financiarisht. Me punën e tij ai fitoi respektin e Mitropolitit, klerikëve dhe gjithë besimtarëve të enorisë.

10 vjet punë e përkushtim për të bërë më të mirën, për të qenë i pëlqyer në sytë e Perëndisë.

Në muajin gusht 2010 ai diag- nostikohet me një sëmundje të rëndë. Me interesimin e Kryepisko- pit Anastas dhe Imzot Ignatit kreu jashtë vendit një operacion të vë- shtirë, por shumë shpejt e kuptoi se jeta e tij tokësore po shkonte drejt fundit. Nuk u ligështua asnjëherë e shpesh ndodhte e kundërta, ai na jepte ne kurajë. “Do të doja të jetoja, thoshte ai, por Perëndia ka planet e veta, u bëftë vullneti i Tij”. Sa vinte shëndeti po përkeqësohej, por asnjëherë nuk pushoi së menduari e interesuari për punët e Kishës. Ai,edhe pse e kishte të vështirë udhëtimin, shkonte me shumë vësh- tirësi në kishë e na ftonte të me- shonim, pasi, thoshte ai, dua të ku- ngohem se nuk i dihet kur më thë- rret Perëndia. Një interesim të ve- çantë pati edhe Mitropoliti i Beratit Imzot Ignati. Ai e vizitonte shpesh e luteshin bashkë.

Në datën 30 qershor, në mën- gjes shëndeti i tij u rëndua shumë dhe mori kungatën. I rrethuar nga familjarët dhe klerikët e Zëvendë- sisë shpirti i tij shkoi për te Perë- ndia.

Në datën 1 korrik trupi i tij u çua në kishën e Shën Dhimitrit. Klerikë të shumtë nga Vlora, Fieri, Lushnja e Berati lexuan pjesë nga Ungjilli i Shenjtë. Në orën 1000 filloi ceremonia e varrimit, e cila u drej- tua nga Imzot Ignati. “Ai ishte një Job i ditëve tona, theksoi Mitropoliti, pasi e pranoi sëmundjen si një dhu- ratë nga Perëndia. Ai duroi dhimbje të tmerrshme e nuk u ankua asnjë- herë. Prej tij ne mësuam shumë. Do të na mungojë një bashkëpunë- tor i shtrenjtë e i vyer.”

I përjetshëm kujtimi. Amin.

Atë Spiro Bulika